Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka kërkuar nga gjykata e Posacme që ta shpallë të pafajshëm, duke mohuar akuzat se ka abuzuar me tenderin e ujësjellësit të bashkisë me vlerë 3 milionë euro duke ia dhënë një të afërmi të tij.
Në seancën e sotme Alla dhe avokatët mbrojtës paraqitën konkluzionet e mbrojtjes.
Gjatë deklaratës së tij në seancën e GJKKO, Alla tha se për të ushtruar detyrën si kryebashkiak ka hequr dorë nga aktivitetet e tij të biznesit. Ndërsa akuzoi edhe prokuroren e çështjes së nuk e ka marrë në pyetje.
"Jam i pafajshëm jam zgjedhur me 67 % te votave nga populli i Bulqizës. I kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim. Kam hequr dorë nga biznesi.
Nuk pasur përvoja të tjera ne administratë. Lashë biznesin tim per t’i shërbyer popullit. Kam marrë nga pjesa e familjes time për t’ja vëne enë dispozicion popullit."- mësohet të ketë thënë Alla.
Në fund të fjalës së tij ai iu drejtua gjykatës duke thënë “Shiheni me kujdes këtë punë”.
Ndoshta ka te drejte. Edhe ndodh qe digjet si i thati ashtu dhe i njomi. Nuk duhen futur te gjithe ne nje thes. Ka raste qe dhe lmprovizohen akuzat. Besoj se SPAK nuk do gaboje.. Ne fakt jemi te kenaqur me SPAK deri tani.