Iu gjetën mbi 3 kg drogë, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin! Si tentoi të fshehë çantën me kanabis nga Policia

20 Dhjetor 2023, 14:56Kronika TEMA
Iu gjetën mbi 3 kg drogë, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin!

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin pasi është kapur teksa transportonte me çanta lëndën narkotike ‘kanabis’ që më pas do ta shiste. Në pranga ka rënë i riu B.N.


Sipas njoftimit të policisë, 25 vjeçari sapo ka parë efektivët, ka tentuar të fshehë çantën në anë të rrugës por pas kontrolli të ushtruar u gjet sasia prej 3 kilogramë e 165 gramë kanabis.

Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje