Vrasja në burgun e Peqinit, katër ditë pas ngjarjes Indrit Shaqjes iu gjet telefon në qeli, pranoi se ishte i tij

20 Dhjetor 2023, 10:40Kronika TEMA
Vrasja në burgun e Peqinit, katër ditë pas ngjarjes Indrit

Katër ditë pas vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit, shokut të dhomës, Indrit Shaqja i është gjetur një telefon.

Vrasja ka ndodhur më 15 dhjetor, dhe më pas në datë 19 dhjetor është rikëqyrur sërish vendi i ngjarjes dhe Report Tv mëson se në qeli është gjetur një arkë druri brenda së cilës kishte një telefon celular që i përkiste Indrit Shaqjes.

Celulari është sekuestruar, ndërsa Shaqja ka pranuar pronësinë e tij dhe në këto rrethana është arrestuar nga policia gjyqësore e SHKBB për nenin 324/a K.Penal. Shaqja dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacajn për vrasjen e Arben Lleshit. 

Lini një Përgjigje