Artan Hoxha: Indrit Shaqja dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Lleshit brenda burgut

20 Dhjetor 2023, 09:16Kronika TEMA
Artan Hoxha: Indrit Shaqja dyshohet të jetë i përfshirë

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arresti ndaj Indrit Shaqjas, i dënuar me burg përjetë dhe që u plagos në ngjarjen e 15 Dhjetorit brenda burgut të Peqinit.

Gazetari Artan Hoxha tha në studion e emisionit Opinion në Tv Klan se Shaqja dyshohet që të ketë pasur rol në vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjaçaj.

“Për Indrit Shaqjen, Prokuroria e Elbasanit sapo ka lëshuar urdhër-arresti në lidhje me përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Pra, nuk është se aty ka pasur një rol episodik dhe thjesht e ka njoftuar padashje.

Këto detaje që të përmenda, që ai ka lënë hapur dritaren, ka lënë hapur perden, e ka thirrur atë nga kollona ku ka qenë dhe ja ka sjellë para autorit, ka bërë që Prokuroria të ngrejë dyshime se ai është i përfshirë në organizimin e kësaj ngjarje.

Prandaj edhe ai është marrë nën hetim tani për përfshirjen në këtë ngjarje”, u shpreh gazetari Hoxha.

Të premten e 15 Dhjetorit 2023, brenda burgut të Peqinit ndodhi një vrasje me armë dhe një plagosje.

I dënuari me burg përjetë Sokol Mjaçaj vrau me pistoletë të dënuarin me burg përjetë Agim Lleshi, si dhe mbeti i plagosur i dënuari tjetër me burg përjetë Indrit Shaqja. Tashmë edhe këtij të fundit i është komunikuar se është i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.

 

2 Komente

  1. M
    Mergata e qyqeve

    Me nje fjale behet fjale per tre te vdekur qe kane vrare njeri tjetrin. Tan Hogja rruju prej Y.Raqipit se eshte koka e ketyre bandave.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ...kjo k u rv e thashethemeve dhe intrigave si baballart e vet komuniste.......lol

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje