Shqipëria është shumë larg Serbisë dhe Greqisë me fuqi ushtarake. Portali i njohur “Global Firepower”, që merret me analizën e ushtrive të vendeve të botës, ka publikuar renditjen më të fundit të forcave të armatosura më të fuqishme në vitin 2023.
Në listë janë 145 vende, dhe Shqipëria pozicionohet në vendin e 91 në botë, pavarësisht se konsiderohet një shtet në përmirësim.
Turqia kryeson në Ballkan, ndjekur nga Greqia, Rumania dhe Serbia, kurse vendi ynë ka pozicionin e 8-të, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën.
Renditja bazohen kryesisht në fuqinë ushtarake, por gjatë përpilimit janë marrë parasysh dhe faktorë të ndryshëm, si niveli i sofistikimit të pajisjeve ushtarake, financat, gjeografia dhe burimet.
Një tjetër faktor është dhe sasia e pajisjeve ushtarake dhe trupave që ka çdo vend. Sipas listës së ushtrive më të fuqishme në vitin 2023, siç pritej, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e parë, ndjekur nga Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut dhe Pakistani.
Tre vendet që kanë forcat e armatosura më të dobëta në botë janë Moldavia, Benini dhe Butani. Megjithatë, duhet theksuar se lista është bërë në bazë të armëve konvencionale, ndërsa kapacitetet bërthamore nuk janë marrë si faktor vendimtar.
Ky sondazh qe e radhit Shqioerine ne fund fare,eshte nje turp ,papjekuri e te gjitha qeverive nga 1991 deri me sot.Nuk te besohet kur disa te cmendur si rama,thote ne jemi ne Nato,qiellin tone e mbron greku,ujerat detare poo greku,ato tokesore ,pooo rusoserbia.Pjella te ndyra akoma me te zij se edhe zogolli,ku deshironi ta shpini Integritetin ,Pavaresine e Shqiperise.?eshte pe te vajtuar.Ky shtet me keto hiena,nuk kane as edhe nje platforme per tua bere me dije se : Atdheun e mbrojne vetem bijat lbijt e popullit tone,jo greket jo italianet jo rusoserbett.Ndergjegjesohuni o te mjere ,historia jone thote se nuk ka as nje pese vjecar pa lufte ,masakra,gjenocid burgosje syrgjynosje...mesoni nga e kaluara ,mirrni shembullin e armikut shekullor te pooullit tone,qe jo vetem qe prodhon arme moderne por edhe blen nga kina rusi,turqi..e kuptoni ju ketu.Lirin e kemi ne duart tona ne ,jo te huajt.
Pavaresisht anetaresise ne NATO, Shqiperia duhet te rrise cdo vit aftesite mbrojtese te vendit per te siguruar kufijte e saj nga fqinje as pak te besueshem…
ja tregoni Xhaçke koke ferres keto. Ajo thote se jemi te forte. Apo mburremi me bolet e tjetrit