Nga Dako, Koka, Gjici deri te Beleri! Zhvendosen nga Durrësi të gjithë të burgosurit VIP

19 Dhjetor 2023, 16:50Kronika TEMA
Nga Dako, Koka, Gjici deri te Beleri! Zhvendosen nga Durrësi të

Të dënuarit Vip në burgun e Durrësit janë transferuar në burgun e Fierit. Mësohet se kjo lëvizje është bërë pasi burgu u Fierit ka kushte më larta sigurie.

Gjithçka ka ndodhur marrë shkas nga ngjarjet e fundit të raportuara në burgun e sigurisë së Lartë në në Peqin, ku pas një sherri u vra me armë një i dënuar.

Ka qenë drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që ka marrë këtë vendin, pasi kishte informacione se të burgosurit VIP në Durrës kishte tolerimi.

Sakaq transferimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Në burgun e Durrësit ndodheshin edhe Vangjush Dako, Lefter Koka, Safet Gjici, Fredi Beleri.

1 Komente

  1. A
    Arian

    Po ca beni keshtu miliona qe Ikin nga xhepat e popullit duke ushqyer keta transporte nafte boooo dhe ne fund nje dore lekesh se dalin te pafajshem

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje