Aksident masiv te rrethrrotullimi i Saukut, përplasen 11 makina

19 Dhjetor 2023, 18:48Kronika TEMA
Aksident masiv te rrethrrotullimi i Saukut, përplasen 11 makina

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

Paraprakisht raportohet se të paktën 11 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa raportohet se ka edhe të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

1 Komente

  1. P
    Pata

    Kurthi i Saukut, me sakte e thene. Rreth-rrotullimet jane rreth-kurthet e makinave.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje