“Sokol Mjacaj nuk e ka futur vetë armën, pagesën e ka marrë një person tjetër'', Artan Hoxha tregon dhe si u porosit vrasja e tij nga burgu

20 Dhjetor 2023, 09:53Kronika TEMA
“Sokol Mjacaj nuk e ka futur vetë armën, pagesën e ka

Gazetari Artan Hoxha ka treguar një rast që lidhet pikërisht me të, ku hallkat e drejtësisë kanë funksionuar ashtu siç e do ligji. Hoxha ka folur për porositjen e vrasjes së tij nga eksponentë kriminalë.

“Ministri ka lëshuar atë urdhër për ta çuar në regjimin 41 Bis Sokol Mjaçajn sepse ka pasur informacion se ky i dënuar dhe ky është një i dënuar, nuk ka qenë pjesë e një bande kriminale, por është një kriminel ordiner. Familja e tij jeton në kushte ekstreme varfërie.

Vjen nga një fshat të një zone shumë të thellë. Kishte takime shumë të rralla. Sokol Mjaçaj nuk i ka kapacitetet për të futur një armë aty. Nuk ka as mundësinë financiare, as njerëzore dhe as kontaktet.

Arma është futur nga persona të tretë, të cilët duke gjetur të çara në sistem, ja kanë çuar armën atij. Nuk e ka futur ky armën. Pagesën e kësaj ngjarje e merr tjetër kush, nuk e marrin ata brenda.

Nuk është hera e parë. Unë kam pasur raste që kam denoncuar vetë institucionet që nga burgu më ka ardhur ky informacion. Ka pasur raste të tjera që nga burgu, vetë institucioni ka kapur, interceptuar me përgjim dhe është dhënë urdhër që i thonë “gazetari filan”, do të marrësh pistoletën dhe motorin në filan vend, konkretisht për mua dhe “do i fusësh 2 plumba pas koke”.

E kanë kapur atë dhe unë gjej rastin t’i përshëndes sepse më kanë shpëtuar. Nga ai rast, nga SHKB-ja i është çuar policisë kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka njoftuar komisariatin në zonën ku jetoja unë dhe komisariati më ka marrë në mbikqyrje, në këto raste sistemi ka funksionuar”.

Hoxha u shpreh se dyshohet që Sokol Mjaçaj ta kishte fshehur pistoletën në biden e banjos në qelinë e tij.

“Veprimet e Sokol Mjaçajt janë të mirëmenduara. Ka qenë në dhomën e ajrimit, është njoftuar sepse unë kam qenë  i ulur në një lokal pranë SPAK-ut dhe del lajmi që ministri i Drejtësisë ka vendosur vendosjen në regjimin 41bis të Sokol Mjaçajt. Ky është njoftuar për këtë gjë. Nga momenti që mësoi është jo më shumë se 20-25 minuta. Ai është jashtë në ajrim. Hyn brenda, ka hyrë në qelinë e tij, Ëngjëll Lucaj në të njëjtën qeli ka thënë kam dëgjuar zhurmë që hyri në banjo. Ka patur dyshime që mund ta ketë patur në bide. Sokol Mjaçaj ka ardhur në atë qeli në 29 Nëntor. Deri në 29 Nëntor në atë qeli ka qenë Aleksandër Llanaj, dhe ai kur ka ikur ka marrë bidenë me vete. Dhe aty është vendosur një bide e re.

Ka hyrë aty, ka dalë nga brenda, ka dalë në pjesën e jashtme i ka thënë Indrit Shaqes sepse nuk e ka parë në qeli Arben Lleshin, i ka thënë thuaji atij që të kërkojnë te dritarja. Shaqja ka hapur dritaren, ka hapur dhe perdet duke i lejuar atij nga jashtë që të ketë fushëpamje brenda. Kur erdhi Arben Lleshi, ai ka bërë të shtënën e parë, Arben Lleshi ka shtyrë perden. Arma e tij 5 fishekë ka patur në fakt, e përmasave të vogla. Indrit Shaqja pas të shtënave ka dalë në pjesën e jashtme dhe i është sulur autorit. Autori kërcënoi një nga pjesëtarët e stafit deri sa ka hyrë në pjesën e prapme dhe ka kyçur derën”.

2 Komente

  1. t
    teleshikuesi

    Me pak fjale pordhe me rigon nga Arta,n Hogja!Lind pyetja mos ndoshta ky fut arme neper qeli,se helbete po te perdori Ylli Raqipi per kesisoj punesh mund te jesh adap!Une isha ne nje lokal afer SPAK-ut kur u dha njoftimi qe S.Mjaçajt te kaloje ne rregjimin 41bs!Pordhe perseri me rigon ,dha ndoshta nga ai lokal ky priste lajmin qe ky i fundit te ishte vrare brenda qelise se tij!Ky eshte gjithnje ne dieni te keyre ngjarrjeve kriminale,e morri bidene dhe e la te tijen ,futja kot.Me" pak fjale "Cili jeni Ju z.Artan",ne vend te filimit "Cili jeni Ju z.Sorge"!Telenovele turke per emisionin e Y.Raqipit "TE EKSPOZUARIT"!

    Përgjigjjuni
    1. K
      King D

      Gazetare 1.. analist i krimi 1... te gjallmit i fut ne varr... te vdekurit i ngre nga varri.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje