Ra brenda në gropë teksa po digjej qymyr, gjenden mbetjet kockore të 67-vjeçarit në Shkodër

20 Dhjetor 2023, 10:15Kronika TEMA
Ra brenda në gropë teksa po digjej qymyr, gjenden mbetjet kockore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 67 vjeçar ka humbur jetën pasi ra në një gropë të improvizuar qymyri në fshatin Vilzë.

I moshuari i identifikuar si Q.L, ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë gjatë mbrëmjes së djeshme teska po digjej qymyr. Për pasojë, pas kontrolleve të bëra, u gjetën vetëm mbetje kockore të tij.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr.


Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

1 Komente

  1. o
    otopismark

    shqiperia shprehje gjeografike

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje