Bashkë me të birin dogjën për së gjalli 60-vjeçarin, Marjeta kishte lidhje intime me viktimën

15 Dhjetor 2022, 13:42Kronika TEMA

Bashkë me të birin dogjën për së gjalli

56-vjeçarja në foto është Marjeta Karaj, e cila pesë vite më parë organizoi vrasjen e një 61-vjeçari të identifikuar si Shaban Kurt-Deda, me të cilin punonte në një shoqatë edhe ishin në lidhje intime, sipas tch.

Borxhi prej 10 mln lekësh i kushtoi jetën këtij të fundit në vitin 2017, të cilat ia kishte marrë Marjetës dhe nuk kishte mundur t’ia kthente.

Me ndihmën e të birit, 34-vjeçarit Besmir Karaj  dhe një 39-vjeçari të identifikuar si Gazmir Ngota, në maj të vitit 2017, ata morën me forcë Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh zonën e Xhamllikut si pasojë borxhit të pashlyer, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas e kanë çuar në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Trupi i tij u gjet i dekompozuar pjesërisht, gjë që bëiri të vështirë identifikimin e tij. 61-vjeçari Menduh Shaban Kurt-Deda ishte me origjinë nga Dibra.

56-vjeçarja Marjeta Karaj dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa 34-vjeçari Besmir Karaj është shpallur në kërkim pasi ndodhet në Itali prej dy vitesh.

5 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    Eh, more shoke, ca shoke na i vrau plumbi, ca pidhi!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ky eshte sulm i hapur politik ngaqë eshte i partisë se metes.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Puksjoni

        Cka ka thane kryetari kshillit tana te zezat vijne pidhit. Cka ka than nji plak ne kosmac pushka te vret e pidhi te knaq

        Përgjigjjuni
      2. g
        goliku

        E tmershme... , kjo eshte drejtoresha e dekoruar nga Like floriri, e tille eshte LSI, sido ta ndryshoi emrin vrasese do te mbetet se udhehiqet nga nje vrases dhe hajdut i ndyre.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          LLUUUUMMMM gjithandej dhe seriali horror vazhdon ne kete vend qe nuk po del njeri tu tregoje vendin ketyre HAJDUTEVE qe na tregojne diten me diell se nuk e "rruajne" fare.Dekorojne krimin se e dine se vetem KRIMI i sjell ne pushtet KERMAT.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje