“U dogj për së gjalli për 1 mln lekë borxh”, zbardhet pas 5 vitesh ngjarja kriminale në Dajt, arrestohen nënë e bir

15 Dhjetor 2022, 12:26Kronika TEMA

“U dogj për së gjalli për 1 mln lekë borxh”,

Zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Mendu Kurdedës. Policia e Tiranës dhe kreu i saj, Lorenc Panganika ka dalë një konferencë të jashtëzakonshme duke dhënë detaje lidhur me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 16 maj të vitit 2017, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, pjesërisht e djegur dhe e dekompozuar.

Viktima ishte Menduh Shaban Kurdeda, të cilit iu mor jeta për shkak të një borxhi prej vetëm 1 mln lekësh, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”.

Për vrasjen e tij, janë ndaluar nënë e bir, të identifikuar si Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa në kërkim është djali i 56-vjeçares, Besmir Karaj pasi ndodhet jashtë vendit. Të tre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut Menduh Kurt–Dedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer.

Në momentin që u ka ardhur në takim e kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kanë çuar në Allias, ku edhe e kanë dhunuar. Pasi sërish nuk ia kanë marrë paratë, e kanë transportuar në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur duke i marrë edhe jetën.

Njoftimi i Policisë

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë vijuar punën me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre.

Në këtë kuadër, strukturat hetimore të DVP Tiranë, si rezultat i indicieve të marra falë inteligjencës informative, i kanë kërkuar Prokurorisë së Tiranës, rifillimin e hetimeve për një ngjarje kriminale, kundër personit, të ndodhur në vitin 2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, Tiranë.

Strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës të DVP Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar “ASGJË NUK HARROHET”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimin i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.05.2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, e seksit mashkull, pjesërisht e djegur dhe pjesërisht e dekompozuar.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, mbështetur nga inteligjenca policore, si rezultat i hetimit me metoda speciale, administrimit e vlerësimit në kohë të provave ligjore, si dhe bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe Laboratorin e Policisë Shkencore, u bë i mundur identifikimi i kufomës së gjetur.

Kjo kufomë i përket shtetasit Menduh Shaban Kurt-Deda, lindur më 03.09.1956, në fshatin Sohodoll, Dibër dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë, Sarandë.

Gjithashtu, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i 2 prej tyre, konkretisht i shtetasve:

-G. N, 39 vjeç dhe M. K., 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. K, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar M. K. (aktualisht jashtë shtetit)

Nga tërësia e veprimeve hetimore, të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 4682/2017, të rifilluar, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para pergjegjesise ligjore të shtetasit B. K, si dhe për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Theksojmë faktin se për vitin 2022, në qarkun e Tiranës, kanë ndodhur 7 vrasje, nga të cilat 5 janë zbardhur. Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe duke shkëmbyer informacione me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim zbardhjen e 2 vrasjeve të tjera dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin, zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë.

 

11 Komente

  1. R
    Ropt

    Mir ja kan bër.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luiza

      Ropt, ke te drejte mire ua kane bere krimineleve: Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj dhe se shpejti ne burg do te prangoset edhe djali i kurves 56-vjeçare, Besmir Karaj!

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fshatari

      Bravo polizia! Vetem krimet e oborrit politik 30-vjecar nuk i zbardh dot. Perkundrazi i mbron.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Fshatar shko puno token e mbill ndonje gje

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pickaxhiu

          Fshatar i mutit thuaj

          Përgjigjjuni
          1. B
            Barrelmbajtesi mantelbardhe bashkepenembajtes

            Dakordesohu me Dakordin o Fshatar. Mbill ca kastraveca per Linden.

            Përgjigjjuni
          2. x
            xheJ. eN. Bi.

            O Fshatar ,Policia zbardh krimet që nuk ju dihet autori ,kurse oborit politik ju dihet autori dhe duhet Prokutoria të lëvizë.O fshatar janë të ndarë detyrat ,lexo pak më shumë që të bëhesh qytetar.

            Përgjigjjuni
          3. N
            Nafija

            Po c'nxirrni foton e ketij Lorenc Panganikes. Pyeteni nje here cfare e lidh me Kolomb Bellen dhe si fshihte vellezerit Kuci te Viktoria Invest kur ndiqeshin nga policia per VRASJE dhe jo per nje por per disa vrasje. Ky eshte llumi i policise shqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eri

              Sakte !

              Përgjigjjuni
            2. A
              Anika

              Sidoqofte borxhi duhej shlyer….!!!!

              Përgjigjjuni
              1. Mblidhni mëndjen o njerëz !

                O polic , nuk është shkak borxhi jo , por lidhja , pyetini mirë të dyshuarit për këtë vrasje . Djali s’e ka gëlltitur këtë gjë, nqs është e vërtetë . Mblidhni mëndjen o njerëz !

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje