
Francesko Beccheti i cili u dënua nga gjykata e Tiranës me 17 vite burg ka apeluar vendimin. Biznesmeni ka paraqitur ankim në gjykatën e Apelit pasi akuzohet për ngritje të një skeme të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti ka bërë ankim e cila është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Mësohet se gjithashtu është ankimuar vendimi i shkallës së parë edhe nga tre shoqërite private të cilat dyshohet se janë të përfshirë në këtë skemë.
Lini një Përgjigje