"Besmir Haxhia mori pjesë në 3 atentate ndaj familjes time", Alibej: Në SKY kisha kodet ‘Lizz’ dhe ‘Kumi’, në Enchro e kisha ‘Noku’

10 Qershor 2025, 13:04Kronika TEMA
"Besmir Haxhia mori pjesë në 3 atentate ndaj familjes time",

Erion Alibej vijoi dëshminë e tij për dosjen “Plumbi i artë” si bashkëpunëtor i drejtësisë, për të zbërthyer të gjithë aktivitetin kriminal të bandave të organizuara ndër vite, ku edhe ai vetë ka urdhëruar dhe financuar shumë prej tyre.

“Makinën “Tojota” ja kam blerë Alban Qerosit, kështu i thërrasin, ky rri në Bruksel, ka qenë shok dhe ortak i Endritit në narkotrafik, makinat ishin në Shijak, kishte 2 makina madje, un në Sky Ecc kam pas kodin “Lizz” dhe “Kumi”, kurse në Enkrochat e kam pas “Noku”, ka vijuar dëshminë Alibej.

Ai ka folur edhe për lidhjet me efektivë policie dhe oficerë.

“Unë rrija në shtëpi por vinin me takonin miq e shokë, kanë ardhur edhe policë, si Leonard Palushi, Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare, Arjani fliste dhe me “fat katnarin”, ky kishte informacion mbi personat që më goditën familjen.

Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerr nga sistemi TIMS, kisha investiguar për të se ai kishte marrë pjesë në 3 atentate ndaj familjarëve të mi, emrin e tij nuk e mbaj mend, ma ka thënë Nuredini apo e kisha mësuar më para, mesa di lekët për vrasjen i ka nda Nuredini, me tha tha që i ka dhënë nga 35 mijë euro secilit”, vijoi bashkëpunëtori i drejtësisë.

Lini një Përgjigje