U raportua për zjarr, por ja çfarë ndodhi te "Myslym Shyri"

28 Maj 2026, 22:00Kronika TEMA
U raportua për zjarr, por ja çfarë ndodhi te "Myslym

Një incident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet, ku një shtëllungë e madhe tymi alarmoi banorët dhe kalimtarët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, tymi u shkaktua gjatë punimeve për shembjen e një godine të ndërtuar para viteve ’90. Fillimisht u dyshua për zjarr në një pallat, për shkak të përhapjes së tymit në zonë.

Tymi ka mbuluar një pjesë të zonës dhe nga distanca ka krijuar imazhin e një tymi për shkak të zjarrit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar.

1 Komente

  1. E
    E VERTETA LAKURIQ

    i shembin naten se shteti fle gjume te thelle ne ate kohe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje