Një nënë shqiptare e tre fëmijëve, njëri prej të cilëve është i porsalindur, është bërë gruaja e parë që deportohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg.
Vendimi ka shkaktuar debate të forta në opinionin publik britanik, në një periudhë ku tensionet dhe protestat kundër emigracionit janë shtuar ndjeshëm.
Autoritetet britanike duket se kanë zgjedhur të japin një “shembull” përmes këtij rasti, duke urdhëruar deportimin e nënës shqiptare, e cila tashmë do të duhet të ndahet nga fëmijët e saj për të vuajtur një dënim 4-mujor në burgun e Pojskës, në Pogradec.
Sipas "The Telegraph", gruaja ishte dënuar pasi kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur një pasaportë rumune të falsifikuar.
Pavarësisht kërkesës së saj për të mos u deportuar, gjykata dhe prokuroria britanike kanë refuzuar çdo rrethanë lehtësuese.
Në dëshminë e saj, gruaja tregoi se kishte përfunduar studimet për inxhinieri kompjuterike në Shqipëri në vitin 2019, përpara se të transferohej në Britani për t’u bashkuar me partnerin e saj, me të cilin ka tre fëmijë.
“Nuk kam pasur një martesë zyrtare me burrin tim, por e konsiderojmë veten të martuar sepse kemi jetuar së bashku që nga viti 2019 dhe kemi fëmijë së bashku”, është shprehur ajo përpara gjykatës.
Ajo ka theksuar se jeta e saj tashmë është ndërtuar në Britani dhe se ndarja nga familja është një goditje e rëndë për të: “Kam një familje të madhe në Shqipëri dhe shkoj mirë me ta, por jeta ime është në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk mund ta duroja idenë e ndarjes prej fëmijëve të mi.”
Ajo tha gjithashtu se familja e saj në Shqipëri është e turpëruar nga rasti, duke shtuar se ajo nuk ka qenë kurrë më parë e dënuar, as në vendlindje dhe as në Britani.
“Familja ime është shumë e turpëruar për këtë rast pasi unë nuk jam nga lloji i familjes që futet në telashe. Përpara kësaj vepre penale nuk kam pasur dënime në Shqipëri apo në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh 25-vjeçarja.
Ik qiju tani baxhelle
Po kjo baxhella po qe se kishte tre femije me kte qe jetonte ne Angli mund te shkonte rregullisht jo me pasaporte fallco.Po pun kurvash pogradeci.
Te kane ber nder, merr femijet e jeto se bashku me burrin ne Shqiperi se lat nam me keto viti 2025. Jetoni neper getot e Anglise e kalamaqte rriten peribret vetem se prinderit kane turp te kthehen ne Shqiperi se mos i shajne njerezit. Sot femijet shqiptare jane te lire te punojn kudo neper Evrope edhe per 5 vjet do jemi ne BE ca dreqin doni qe rrini ne Angli ne te zeze. Me disa njerez duhen psikolog.
Ore po kaq koqe jeni nga trute ju komentues, perse ofendoni e nxirni nga haleja goje ofendime e poshtersira, nuk ju vjen pak keq, ne vend qe ta inkurajoni e te nxirni fjale te mira, per sakrificen qe ka bere ajo e shkreta, villni vrer, turp tju vije. Pastaj mos hyni shum ne punet e te tjereve, po shikoni surratin tuaj.
Ore perse thoni nene e tre femijeve, ajo eshte refugjate ilegale dhe nukka asgje per t'u habitur, ka perdorur dokumenta falco dhe akoma me keq per te.
Paska gjetur per burre nje "allahu akbar" duket qe eshte baxhelle, ketij myslimani vishi pantallona trecerekeshe dhe dilni e riparoni celular tek Rruga e Kavajes.