Zbardhen detaje nga sherri mes gjimnazistëve në Durrës.
I mituri i cili mbeti i plagosur nga sherri raportohet se është qëlluar pranë zemrës dhe se është në gjendje kritike për jetën.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i mituri i plagosur është goditur disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”.
Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe një përballje mes dy gjimnazistëve brenda shkollës dhe ka bërë që adoleshentët të lënë një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme.
Të dyja palët kanë mbërritur në vendin e takimit të shoqëruar secili me nga tre deri në katër shokë. Fillimisht mes tyre ka nisur një debat me tone të ashpra dhe fyerje të ndërsjellta, por situata është përshkallëzuar shpejt.
Në konflikt janë përfshirë rreth tetë gjimnazistë të ndarë në dy grupe, ku janë përdorur mjete të forta, shkopa bejzbolli dhe armë të ftohta, duke e kthyer skenën në një përleshje të rrezikshme.
mjafte me kronika nga Azerbaijan..... allah uakbar!
ky eshte brezi i pare i shpellareve te lindur ne durres dhe tirane, duhen edhe nja 5 breza qe keta barbone te ecin me dy kembe, beni durim koha iken shpejt.
Sistemi me i shpifur,ska me dashuri e respekt as ne familje as ne shoqeri,ky eshte dhe qellimi i politikes mbare