Deputetët e PD-së shkojnë në Gjykatën e Tiranës, në mbështetje të protestuesve të arrestuar

24 Dhjetor 2025, 10:41Kronika TEMA
Deputetët e PD-së shkojnë në Gjykatën e Tiranës,

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë mbledhur sot përpara Gjykatës së Tiranës ku do të jepen masat e sigurimit për 4 personat e arrestuar gjatë protestës së 22 dhjetorit.

Në ambientet e jashtme të gjykatës qëndron Flamur Noka, Klevis Balliu, këshilltari ligjor i PD Marash Logu e të tjerë.

Katër të arrestuarit janë kapur në flagrancë teksa gjatë tubimit janë hedhur në drejtim të kryeministrisë shishe molotov ku 3 punonjës të policisë u lënduan si dhe një simpatizant u përfshi nga flakët.

 

1 Komente

  1. T
    Tefta

    O deputete legena. I shtyni te shkretet te hedhin molotov dhe ata perfundojne ne burg. Keta te quajtur deputete shkojne pastaj ne gjykate sikur po ju bejne nder.. Dhe per cfar perfundojne atje ? Per karriget e ketyre legenave

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje