Deputeti i PD: 40% e policëve të rinj përdorues droge, të largohen ata që janë rekrutuar jashtë kritereve

24 Maj 2022, 13:47Kronika TEMA

Deputeti i PD: 40% e policëve të rinj përdorues droge, të

Ngjarja e të hënës në Komisariatin e policisë nr 3 në Tiranë, ku një efektiv policie vrau kolegun e tij ka sjellë debate edhe në mbledhjen e Komisionin e Ligjeve.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, tha se brenda policisë së shtetit 30-40% e efektivëve të rinj rezultojnë përdorues droge.

“Ne si Komision Ligjesh duhet të reagojmë për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur brenda policisë së shtetit. 30-40% e policëve të rinj rezultojnë përdorues të lëndëve narkotike. Është imediate që policia e shtetit, elementët që janë rekrutuar jashtë kritereve të largohen. Janë ngjarje të përsëritura këto në polici”, tha Sula.

Ndërkohë kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka inkurajoi policinë që të përjashtojnë elementët që prishin rendin.

“Mbështetje për drejtorin e policisë që të përjashtojë element që e prishin rendin. Ne si kuvend kaluam ligjin për mbikëqyrjen e policisë. Vec kritereve të forta për tu bërë pjesë e policisë, ato kritere duhen ndjekur edhe pasi rekrutohen”, u shpreh Bushka.

2 Komente

  1. s
    sa ja ka zgjat vesht Koviti ktij me amon pupupu

    e tmerreshme si e lejojn brenda Parlamentit me ato Veshe kte kllounin ?!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Po ku ke surrat ti te besh moral more Dashi qe nxjer armen neper stadiume

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje