Emisioni “Vetting” në News24, ka zbardhur detaje të reja nga tragjedia e 7 majit 2025, në fshatin Pla të Hasit që tronditi opinionin publik, ku Reshit Sallahu, 34 vjeç, u vra nga fqinji i tij, Ylber Jaku, 41 vjeç.
Kjo nuk ishte thjesht një vrasje mes komshinjsh, por fundi i një konflikti për pronën që kishte zgjatur mbi 20 vjet dhe që institucionet kishin zgjedhur ta injoronin.
Një ditë më parë, motra e viktimës, Artjola Sallahu, kishte plagosur rëndë me sëpatë prindërit e autorit – Agim dhe Vera Jaku – pas një përleshjeje të ashpër për pronësinë. Ngjarjet u zhvilluan si një tragjedi e paralajmëruar, ndërkohë që institucionet shtetërore heshtën në çdo fazë të këtij konflikti.
Agim Jaku, babai i autorit të krimit, një javë para ngjarjes iu drejtua publikisht emisionit investigativ “Vetting”, ku paralajmëroi se jeta e tij dhe e familjes ishte në rrezik.
“Që nga viti 2007, jetojmë nën kërcënim të vazhdueshëm. Po na dëmtojnë pronën, na bllokojnë rrugët, na kërcënojnë me vetëdijen e institucioneve vendore”, deklaroi ai me dëshpërim.
Kryetari i Bashkisë Has, Myftar Dauti, pranoi se situata kishte qenë e njohur dhe se “po të kishte ndërhyrë shteti, kishte rrugëzgjidhje”. Por ndërhyrja nuk erdhi kurrë.
Kjo ngjarje është një dëshmi e dhimbshme e një sistemi drejtësie që nuk arrin të përmbushë funksionin e tij më themelor: parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e jetës njerëzore. Familjarët e përfshirë kishin bërë me vite denoncime, kërkesa dhe thirrje për ndihmë. Por dera e shtetit mbeti e mbyllur.
Policia, vetëm pas plagosjes me sëpatë të çiftit Jaku, nisi hetimet. Por për Hasin, ishte tashmë tepër vonë. Kur drejtësia nuk vjen, ajo zëvendësohet nga dhuna. Dhe atëherë, pasojat janë tragjike: dy familje të shkatërruara, një jetë e marrë, dhe një tjetër – e humbur përjetësisht pas hekurave.
Tragjedia e Hasit nuk është një rast i izoluar. Është një shembull brutal i asaj që ndodh kur institucionet zgjedhin të mos ndërhyjnë në kohë. Në një vend ku shteti nuk arrin në fshatra, ku konfliktet për pronat lihen të zgjasin për dekada, drejtësia nuk ekziston. Dhe aty ku nuk ka drejtësi, ka gjak.
Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje alarmi për reformim të thellë institucional, për ndërtimin e një sistemi të drejtë, të përgjegjshëm dhe funksional. Pa ndërhyrje të hershme, pa zgjidhje konkrete për mosmarrëveshjet, pa praninë aktive të ligjit në çdo cep të vendit, tragjeditë do të përsëriten.
Fatekeqesi per te ndjerin qe iku nga kjo jete dhe fatekeqesi edhe per kete qe ka kryer krimin qe do ta kaloje jeten ne Burg ! per nje rrype apo cope toke ! Ai ligji 76501 ka mare ne qafe shume Familie qe jane vene ne hasmeri njeri me tjetrin ! kudo ne shqiperi nga Veriu ne Jug .... Ore kush e nxori kete ligje dhe qe e miratuahn ? apo nuk mban pergjegjesi njeri me njerezot qe vriten !
Sali berisha e nxorri.E ka pranuar vete ne nje emision televiziv.Qellimi ishte te pajiseshin milititantet e tij me prona dhe si shkembim voten sa te jete gjalle.Token time e regjistruan ne emer te dikujt por pronari I vertete ishte nje militant qe I kishte ofruar mareveshje: token do ta japim ty,ti do ma dhurosh mua.
Ho i nderuar Mondi flm. e di qe ky kerma penecilina krimineli em i rrezikshem i shqiptarizmit ! por asksuh nuk po ka fuqine si Drejtesia e re SPAK apo Ligjet qe kemi dhe qe ka e gjithe Evropa , qe ne rastet te tilla per kriminelel te tille , duhej mare denimin kapita me kaqe humbje njerezizsh nga Armet e Urdherit qe hapi kerma kriminel hapjne e depove njeher dhe shkaterimin e te gjithe shqiperise dhe shkaterimin e te gjithe shqiptareve kudo qe jetojne ne trojet e shqiperise... Siduket sherbimi qe i ka bere ky kerme kriminel penecilina Shteteve te Botes , Bota haron qe ky kerme i sherbeu dhe i sherben akoma Serbise dhe Rusise kundra shqiptarizmit ! ose eshte ceshtje kohe dhe mbase do ta palsin ne Burg kete kerme , se per krimet qe ka bere nuk ka dallim apo tolernate per moshen e thyher qe ka ! shpresa e fundit Zoti dhe Drejtesia e re SPAK !
Ho i nderuar Mondi flm. e di qe ky kerma penecilina krimineli em i rrezikshem i shqiptarizmit ! por asksuh nuk po ka fuqine si Drejtesia e re SPAK apo Ligjet qe kemi dhe qe ka e gjithe Evropa , qe ne rastet te tilla per kriminelel te tille , duhej mare denimin kapita me kaqe humbje njerezizsh nga Armet e Urdherit qe hapi kerma kriminel hapjne e depove njeher dhe shkaterimin e te gjithe shqiperise dhe shkaterimin e te gjithe shqiptareve kudo qe jetojne ne trojet e shqiperise... Siduket sherbimi qe i ka bere ky kerme kriminel penecilina Shteteve te Botes , Bota haron qe ky kerme i sherbeu dhe i sherben akoma Serbise dhe Rusise kundra shqiptarizmit ! ose eshte ceshtje kohe dhe mbase do ta palsin ne Burg kete kerme , se per krimet qe ka bere nuk ka dallim apo tolernate per moshen e thyher qe ka ! shpresa e fundit Zoti dhe Drejtesia e re SPAK !
Fatekeqesi per te ndjerin qe iku nga kjo jete dhe fatekeqesi edhe per kete qe ka kryer krimin qe do ta kaloje jeten ne Burg ! per nje rrype apo cope toke ! Ai ligji 76501 ka mare ne qafe shume Familie qe jane vene ne hasmeri njeri me tjetrin ! kudo ne shqiperi nga Veriu ne Jug .... Ore kush e nxori kete ligje dhe qe e miratuahn ? apo nuk mban pergjegjesi njeri me njerezot qe vriten !
Po mor zoteri, po. Kjo i ndodh popullit te thjeshte, atij i vune kufij ne cdo qosh, qe te mos mari fryme. Se poltiqënët i kan zgjidhur hallet. Keni degjuar probleme pronesie për politiqënët? Tritan Preshi ka deklaruar 500 ha toka, pyje dhe kullota. Po aq ka deklaruar edhe ky Tomorr Halezoti. Kollovarit te Saliut per 100m toke privatizoj gjysmen e Tiranes. Ndersa ky hallexhiu 20 vjet nuk i mjaftuan qeverrise ta zgjidhe hallin. Nuk kan faj, pushtetin e kan për hallet personale. Nje hallexhi tjetër para disa kohesh tregonte qe i dogjen një ulli qindravjecar me qiri. Ulliri ndodhej ne tokën e një punonjësi policie. Kur e pyetën policin, betohej se e kan bër "njerëzit e ligj" për ta futur në"sherr". Se ky mender polici ishte i "ndershem", dhe po të ishte për të, ai po të donte e kishte prerë prej kohësh. Dmth, ata duhet të ishin me fat që ulliri paska jetuar ca kohë. Dhe kështu ështe bër Shqiperia qosh më qosh. Të vetmit që jan rehat me pronat, jan Dropullitet dhe Vurgarët. Morën pronat e Shqiptarve dhe nuk kan halle kufijësh, se nuk kan patur kurre prona të tyre.
Dhe njerezit votojne Ramen,per cfare?