Detaje nga vdekja tragjike e dy të rinjve në rezervuar: Ja çfarë dëshmoi roja që gjeti makinën

17 Qershor 2022, 14:55Kronika TEMA

Detaje nga vdekja tragjike e dy të rinjve në rezervuar: Ja

Erjon Muça dhe Dorina Gjokgjinaj ndërruan jetë në mënyrë tragjike pasi makina ku ata udhëtonin ra në një rezervuar në Tiranë.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka përcjellë detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë.

Sipas hetimeve të para, automjeti ka qenë ka ardhur nga një rrugë e pashtruar e cila ndodhet në buzë të rezervuarit të Çekrezës. Kur shkoi në cep të rrugës, shoferi dyshohet se humbi kontrollin, u përplas me një pemë, mjeti u batua disa herë dhe në fund përfundoi në liqen. U desh ndërhyrja e polumbarëve për të nxjerrë trupat e pajetë të viktimave dhe makinën.

Rruga pranë rezervuarit është mjaft e vështirë për drejtuesit e mjeteve dhe nuk frekuentohet shumë nga banorët e zonëss. Natës mungon ndriçimi. Dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si shkak i humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e 22-vjeçarit Muça.

Gazetari raportoi se policia mori të gjitha provat e nevojshme në vendngjarje. Pasi u nxorr nga uji, mjeti do t’i nënshtrohet një ekspertize për të parë nëse ka pasur ndonjë defekt teknik.

Gazetari Besar Bajrakataraj tha se Muça ishte banor i një prej fshatrave të zonës përreth rezervuarit të Çekrezëz, ndërsa Gjokgjinaj rezulton se është nga Lezha. Nuk dihet nga ana e policisë lidhja mes tyre.

Në vendin e ngjarjes mbërritën familjarët që identifikuan viktimat. Ata do të merren në pyetje për kontaktet e fundit që kanë pasur me fëmijët për të përcaktuar edhe orarin ku dyshohet të kenë rënë në rezervuar.

Mjeti është konstatuar rreth orës 07:20 të mëngjesit nga roja i rezervuarit.

“Ky i fundit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar para shërbimeve të policisë që automjetin thjesht e ka konstatuar në ujërat e liqenit dhe nuk ka konstatuar një aksident çka bën hetuesit të dyshojnë se automjeti ka rënë gjatë natës, por kjo mbetet për t’u verifikuar”, tha gazetari Bajraktaraj.

1 Komente

  1. A
    Aron

    U prehshin ne paqe, por problemi numer nje per keto aksidente eshte shpejtesia me te cilen ecin shqiptaret dhe nuk kane kujdes fare as per vete as per te tjeret.

    Lini një Përgjigje