Masakra e Urës Vajgurore 25 vite më parë, polici i mbijetuar rrëfen tmerrin: Jam invalid pas tragjedisë, s’kemi marrë asnjë dëmshpërblim

17 Qershor 2022, 12:47Kronika TEMA

Masakra e Urës Vajgurore 25 vite më parë, polici i mbijetuar

Është përkujtuar ditën e sotme 25-vjetori i masakrës së Urës-Vajgurore, ku pas përplasjes me bandat kriminale mbetën të vrarë e të djegur brenda mjetit të blinduar të policisë 4 efektivët e policisë: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj, ndërkohë që 6 efektivët e tjerë: Thimi Tanku, Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega mbetën të plagosur rëndë.Drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar sot të afërmit e tyre,duke vendosur kurora e buqeta me lule në lapidarin kushtuar 4 policëve që dhanë jetën në krye të detyrës.

Drejtori i DVP-së Berat, Edmond Tarkaj, ka theksuar se vepra e tyre heroike do të mbahet mend gjatë jo vetëm mes radhëve të policisë së shtetit për faktin se ata ishin efektivë policie por edhe në qytetin e Urës-Vajgurore, banorët e të cilës e panë me sytë e tyre luftën mes policisë dhe bandave kriminale që strehoheshin asokohe brenda vilës së Protoduarve. Familjarët e policëve të vrarë në krye të detyrës ankohen se Lapidari nuk duhej të zhvendosej nga bashkia Dimal në një vend që s’ka lidhje me masakrën por duhet të qëndronte atje ku u ndërtua në vitin 1998,pikërisht në vendin ku ata humbën jetën.

Njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, efektivi i policisë Shkëlqim Selfaj, duke treguar momentet e tmerrit që përjetoi ai dhe shokët që humbën jetën në 17 Qershor 1997,ka deklaruar se edhe pas 25-vjetësh ai nuk ka përfituar asnjë dëmshpërblim nmga shteti. Selfaj pohon se është invalid dhe trajtohet me kemp, ndërkohë që bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij janë pa punë dhe ushqehen vetëm me këtë kemp. Ai i bën apel shtetit të marri masa dhe ta dëmshpërblejë ashtu siç edhe e parashikon ligji për të gjithë ata efektivë policie qe plagosen dhe ngelen invalidë në krye të detyrës.

NGJARJA. (MASAKRA E URËS-VAJGURORE)

Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites të datën 17 Qershor 1997,pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike.Atë ditë në qytetin e Beratit ka qenë Fatos Nano, asokohe kryetar i PS-së,i shoqëruar nga Skënder Gjinushi,ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo.

Pas mbarimit të dy mitingjeve elektorale,eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo e Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarëve e simpatizantëve të tjerë të kësaj partie. Atë kohë,qytetin e Urës-Vakgurore e kontrollonin bandat,që pas hapjes së depove të ushtrisë.Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit.

Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, lmbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve në qendër të qytetit,që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës,rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës,që mundi të kalojë vilën dhe doli nga qarku i Beratit,kurse 10 efektivët e policisë u vendosën në sheshin qendror të Urës-Vajgurore,brenda një mjeti të blinduar.

Pas vrasjes së 17-vjeçarit,rojet e vilës së Protoduarve qëlluan me predha antitank mbi mjetin e blinduar të policisë.Katër policët që humbën jetën: Milto Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selamaj dhe Ilia Bano u dogjën brenda mjetit të policisë,ndërsa 6 të tjerët që mundën të dilnin u transportuan me helikopterë drejt Tiranës,në gjendje të rëndë dhe me djegie të mëdha.Autorët e masakrës nuk janë kapur ende,ata janë arrati,edhe pse janë dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.

2 Komente

  1. S
    Shteti I fshatit Moravë

    Dihet se ku jane por Albanistani nuk ka patur dhe kurre nuk ka për të patur shtet.

    1. A
      Arixhi morave

      Arixhi morave per ju arixhinte nuk ka shtete

    Lini një Përgjigje