VIDEO: Panik në autostradën Durrës-Tiranë, përfshihet nga flakët një makinë

16 Qershor 2022, 19:59Kronika TEMA

VIDEO: Panik në autostradën Durrës-Tiranë, përfshihet

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugore Durrës-Tiranë. 

Siç shihet nga pamjet e sigurura nga Gazeta TemA, automjeti është përfshirë i gjithi nga flakët duke shkaktuar panik në autostrad.

Rruga mbetet e bllokuar ndërsa pritet mbërritja edhe punonjësve të policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga ngjarja është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit. Ndërsa paraprakisht shkak i zjarrit në mjet dyshohet të ketë qenë një defekt teknik.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 16.06.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin B. K.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

 Gazeta TemA sjell pamje ekskluzive.




Lini një Përgjigje