SPAK sqarohet: Vendimi për deklaratat e Dumanit vetëm për një gazetar që zbuloi sekrete

16 Qershor 2022, 20:52Kronika TEMA

SPAK sqarohet: Vendimi për deklaratat e Dumanit vetëm për

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka sqaruar një urdhër të mëparshëm për ndalimin e publikimeve të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, duke theksuar se ky vendim shkon vetëm për një gazetar të caktuar dhe jo për gjithë gazetarët.

Sipas njoftimit nga SPAK, interpretimet mbi urdhrin e lëshuar me firmën e tre prokurorëve të strukturës, përfshi numrin dy të Prokurorisë, Altin Dumani, kanë qenë të gabuara, pasi nuk bëhet fjalë për të gjithë gazetarët.

“Ky urdhër i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit për marrjen dijeni, pasi gazetari ka publikuar disa të dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt  caktimin e masave të sigurimit personal‘arrest në burg’, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete të procedimit penal nr.75/2022”.

Kështu e arsyeton SPAK vendimin.

Madje, prokuroria po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të sqaruar rrethanat në të cilat informacioni hetimor sekret është  transmetuar tek personat që më pas e kanë publikuar atë.

Arsyeja për këtë gjë, është vënia përpara përgjegjësisë e personave që e kanë thyer sekretin hetimor.

Njoftimi:

Nisur  nga  interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhërin  e prokurorëve të  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘’Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit  të akteve dhe përmbajtjes  së tyre’’ sqarojmë se ;

Ky urdhër  i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit  për marrjen dijeni,  pasi gazetari  ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt  caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’,  në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete  të procedimit penal nr.75/2022.

Sqarojmë se  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër  ia ka adresuar vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar.


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme  për  të sqaruar rrethanat  në të cilat informacioni  hetimor sekret është  transmetuar  tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk  mund  dhe nuk duhet të cenoje një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmendur gjatë hetimit, i  cili  vazhdon.

11 Komente

  1. K
    Kerrici i Faros Klevi

    Monstra Sali krimineli ka paguar per te nxjerre informacin qe ti perdori sipas menyres se tij duke shpifur dhe genjyer si gjithmone.

    1. H
      Hidrauliku

      Kerric c'hyn Saliu ketu?! Ti qenke per te shkerdhyer fisin para dhe mbrapa

    2. s
      shqiptar

      O zorraxhiunjte e spakut i keni shitur vete informacionet o hale dhe tani doni te mbuloni mutin me shurre.Ptu

      1. C
        Cudia

        Oooo pleraaaaa!! Cfaj ka gazetari kur ju si prokurorë ja jepni të dhënat???? Kulmi!

        1. T
          Tomi

          Kesaj i thone laj mut me shurre. O spak apo aspak si e keni ju, asnjehere nuk ka faj gazetari por zyrtari, mesojeni o plehra qe thame se i pastruam po i paskemi prape po aty.

          1. D
            Dukati i Ri, Vlore

            Paskeni qene ca plehra ju te SPAKUT...u shpetoi shurra ju se dèrdèlliten ca e ca.. bèni ore detyren e nèse nuk e bèni dot , terhiquni, apo jeni tredhur te tere aty???? Populli pret , ju tallni bythen plehra te ricikluara...

            1. J
              Justicia

              Dakort me sa më sipër. Dihet që Saleh-u atë punë ka. Me tregu sikur diçka di, ose më saktë se di gjithçka, ku të sabotoj dhe pengoj etj, etj Por SPAK, SPAK ose si i thotë Saleh-u S'Kapi e gjeti ku e ka problemin brenda. Se sikur i paguajmë mirë për të mos rrjedhur infornacion. Mos do ishte më mirë të gjenin më parë atë S'Kapsin që raporton më parë në SHQUP. Se më duket se tha mirë ai labi para ca ditësh kur kujtonte historinë e Balos (qenit të kopesē) "O Balo, të hëngërt tënja/ Ti e ke të keqen brenda".

              1. F
                F-35 A

                Gazetaret kane gjynahet e tyre, por detyrimin logjor per ruajtjen e sekretit e kane ata qe i posedojne, pra institucionet. Te tjerat jane pallavra.

                1. s
                  specialisti

                  Paradoks Njofton gazetarin qe vete i dhane te dhenat e nuk nxjerrin e vene para pergjegjesise personin qe ja dha vete gazetarit. Gazetari thote, ja ujku , ju thoni ja gjurmet. SHUME GABIM

                  1. Z
                    Zhaku

                    GJENI KUSH E NXORRI SEKRETIN DHE MOS JU QEPNI GAZETARIT SE AI AT PUN KA.

                    1. A
                      Adriatik

                      Prokuroret e Spak jane militante te PD,duke filluar nga Kraja dei te i fundit.keta jsne lidhje md gazetaret te quajtur investigativ si K.Lala,A.Hoxha,Elgon Qyno dhe A Hoxha etj.

                      Lini një Përgjigje