Fermeri shqiptaro-amerikan në Shkodër: Trafikantët më kanë helmuar kalin, një deputet mbron parcelat e drogës

17 Qershor 2022, 11:14Kronika TEMA

Fermeri shqiptaro-amerikan në Shkodër: Trafikantët më

Nikolin Shqau, fermer në Shllak të bashkisë Vau i Dejës pretendon se trafikantët e drogës i kanë helmuar pak ditë më parë kalin me të cilin lëvizte në mal.

Fermeri shqiptaro amerikan thotë se ka parë lëvizje të çuditshme të disa personave që sipas tij janë trafikantët dhe ata që ruajnë drogën dhe që pretendon se i kanë helmuar kalin.

“Janë disa individë në zonën tonë që u kam prishur interesat. Nuk e di kush mund të jenë por në mënyrë të qëllimshme dëmtojnë biznesin tim. Dje më kanë mbytur edhe kalin. Ma kanë helmuar. Shkova me parë familjen time se më kishte marrë malli për të qëndruar me gruan dhe fëmijët. Kur u çova natën e gjeta kalin e cofur. Besoj se ka lidhje me drogën.

Me këtë punë merret qeveria. Thonë që është një deputet që mbron zonën. SPAK  e di pse Shllakut i janë hequr tabelat. Janë tre krahina që janë të përbashkëta. Po thonë është një deputet që i ka hequr tabelat dhe gjërat.

Kjo ka lidhje me administratën sepse administrata paguhet për atë punë. Ma kanë helmuar kalin se dy ditë përpara kam dalë dhe jam sjellë me kalin nëpër zonë. Mora dhe shtëpinë e vogël. Nuk është se pashë drogë kund por pashë lëvizje njerëzish”, tha ai për News 24.

Fermeri thotë se ndihet i kërcënuar nga kjo ngjarje, por shton se nuk do ta lërë Shllakun duke lënë të kuptohet se mund të shkojë deri në vetëgjyqësi ndaj trafikantëve ndërsa thotë se kultivimi i drogës është shqetësues.

2 Komente

  1. s
    sapa

    Po ike ore shpeto koken nga ke ardhur se nuk te le njeri te punosh ne menyre te ndershme ne vendin e maskarenjve!

    1. l
      larg larg....sa me larg ...

      Po ti qeke vellai "carrit" mer lale paske lene Ameriken me ardhe ne "atdhe" me bo bisnes ???!!!! Po mere familjen dhe ik nje ore e me pare sa nuk eshte vone ene gezoje jeten ene lirine ne Amerike e mos e kethe koken mbrapa .

      Lini një Përgjigje