SONDAZHI: Çfarë mendojnë shqiptarët për reformën në drejtësi?

16 Qershor 2022, 21:40Kronika TEMA

SONDAZHI: Çfarë mendojnë shqiptarët për reformën

Vetëm një në tre shqiptarë (34,5%) mendon se reforma në drejtësi deri tani ka ecur pozitivisht. Thuajse po aq janë qytetarët (31,4%) që kanë këndvështrim negativ.

Nisur nga partia që kanë votuar në 2021, rezulton se 60% e atyre që votuan Partinë Socialiste, kanë vlerësim pozitiv për rezultatet e reformës deri tani.

Mes votuesve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit, më shumë se gjysma (52,6%) i shohin negative rezultatet e reformës.

Më shumë shqiptarë e shohin pozitivisht reformën në drejtësi këtë vit (34,5%), krahasuar me një vit më parë (24,8%).

Rritja e vlerësimit për efektet e reformës në drejtësi në përgjithësi, ka prekur të gjithë shqiptarët, pa dallime partiake.

Qytetarët u pyetën edhe lidhur me kontributin e politikës për reformën në drejtësi. Pjesa më e madhe e tyre (46,9%) e vlerësojnë pozitivisht kontributin e qeverisë, si dhe neutral (49,9%) atë të opozitës.

Pozitivisht e shohin shqiptarët (52,9%) edhe rolin e ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj reformës në drejtësi.

Gjetjet janë të vrojtimit të opinionit publik nga Barometri në Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, në datat 23 Maj – 4 Qershor.

4 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    Spak kaka merret me fukarenjt qe vjedhin drita ose me hashasha....shko o soak e ha mute se Jeni te korruptuar edhe ju me tregoji 1 politician qe eshte denuar

    1. D
      Demokracia

      Fakti qe jane larguar apo shkaruar 60-70% e horrave, quhet sukses.

      1. e
        enter""

        FUCK SPAK!!!

        1. s
          sapa

          Kete lloj shkarkimi ose largimi me xhepin plot dhe pa te hyre ferre ne kembe do ta deshironte cdo njeri nga ne!

          Lini një Përgjigje