Tragjike: Dy të rinj humbin jetën nga fundosja e makinës në rezervuarin e Çekrezës

17 Qershor 2022, 11:18Kronika TEMA

Tragjike: Dy të rinj humbin jetën nga fundosja e makinës në

Dy të rinj kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi mjeti me të cilin udhëtonin u fundos në rezervuarin e Çekrezës, në Tiranë.

Policia njofton se viktimat janë Erjon Muça,22-vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj, 20-vjeç.

Trupat e pajetë janë nxjerrë nga uji nga polumbarët e RENEA-s.

Nga të dhënat e para mësohet se ka ndodhur një aksident rrugor, ku makina para se të fundosej në rezervuar ka qenë me shpejtësi të lartë.

Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.

Lini një Përgjigje