Kush janë dy trafikantët shqiptarë që ‘sundojnë’ tregun në Peru: ‘Barbas’ dhe ‘Pelados’, u kapën me 2 ton kokainë

17 Qershor 2022, 13:57Kronika TEMA

Kush janë dy trafikantët shqiptarë që

Dalin fotot e dy shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës në Peru. Mediat peruane kanë nxjerrë fotot e Franc Malos dhe Gentjan Metës të njohur me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”.

Ata kishin hyrë ilegalisht në Peru si turistë dhe kishin qëndruar në një hotel luksoz në El Golf, për të kryer dërgesën e drogës që do të transportohej në rrugë detare përmes portit të Callaos.

Dy shqiptarët ishin në krye të trafikut të ngarkesës me 2 ton kokainë që u sekuestrua pak ditë më parë nga policia peruane. Ajo u ndalua teksa do të dërgohej në rrugë detare në Holandë e fshehur në kanaçe asparagus.

Kreu i Drejtorisë së Anti Drogës në Peru tha se dy shqiptarët Malo dhe Meta ndodheshin në krye të grupit që trafikonin lëndën narkotike që kishte për destinacion portin e Roterdamit në Holandë.

“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne po koordinohemi me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare” u shpreh ai.

 

 

Lini një Përgjigje