Dezi dhe Xhezi, motrat “gangëstere' të Bilishtit, që ‘terrorizuan’ qytetin e vogël dhe policinë

23 Gusht 2022, 18:56Kronika TEMA

Dezi dhe Xhezi, motrat “gangëstere' të Bilishtit, që

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Bilisht, ku dy motrat Dezi Arapi 27 -vjeçe dhe Xhesika Arapi 23-vjeçe kanë prishur sipas policisë, qetësinë publike dhe më pas kundërshtuan me dhunë efektivat gjatë shoqërimit në komisariat.

Dy motrat gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre kanë filluar të bërtasin nëpër qytet. Ka të dhëna se shanin dhe ofendonin qytetarët dhe dyshohet se kanë qënë nën efektin e pijeve.

Në momentin që policia ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar ato, motrat nuk kanë kursyer fjalorin fyes edhe ndaj uniformave blu të komisariatit të Devollit.

Dy motrat Arapi janë të njohura për sjelljet e tyre në qytetin e vogël të Bilishtit, ku nuk mund të kalojë pa rënë në sy paraqitja e motrave 'gangëstere'.

Ato kanë pasur problem edhe më pare.

Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”.

Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

 

13 Komente

  1. A
    Albion Rama

    Keto jane vajzat e kengetares Luljeta Perbasha , e zhytur ne mjerim te thelle ashtu sic eshte raportuar nje vit me pare ne media. Kane edhe babane e psralizuar.Me sa duket keto jane konsumatore droge. Nuk e di nese jetojne me prinderit.Gjithesesi policia ka vepruar drejt. Prokuroria duhet ti dergoje ne gjyq qe tu jape nje mesim te mire. Mamaja e tyre lyp kothere buke e keto veprojne ne kete menyre

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli

      Leri more ku...vat te bejne qejf. Fshataret kur zbresin ne qytet hapen si voj ne lakra.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosta

        Ka dashtun me u ba si motrat Kar dashkan!

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zina Sallaksja katunarja

          Sa lezet ka, edhe katunare edhe gangstere,

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edlira

            Jeni kthyer ne gazete ku reklamohen plehrat! Tmerr. Perse nuk shkruani per njerez te ndershem,qe e nxjerrin "buken e gojes" me sakrifica apo thjeshte per vajza,qe jane shembull ne shoqeri ne Shqiperi apo edhe jashte saj,me te cilat mund te krenohemi? Boll më foto dhe artikuj mbi modele-prostituta!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Niku

              Lum si Bilishti per keto gangstere. Po edhe gangstere edhe me Smart sikur nuk shkon. Keto vetem Tema mund t'i quaje gangstere, vetem se zihen e bertasin rrugeve.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Katunaret kur blejne makine behen te rrezikshem,kur kesaj i shtohet dhe mungesa e ligjit behen me keq se te rrezikshem,katunarin duhet ta shtypesh kur eshte ende i ri ne moshe se kur rritet behet vjedhes e vrases,vetem nje njeri ja ka ditur ketyre ku ti bjeri,eshte ai njeri qe ne shtresat normale te shoqerise respektohet e nderohet dhe sot,edhe pse ka vdekur ne 1985.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Chera una volta...gazetari

                  Mire e ke o Edlira po meshkujt po nuk pane kofsh e b....nuk klikojne gazeten o xhan...

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vranakonti

                    Na "rrofte " demokracia.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Anonim

                      FATKEQESI E MADHE CFAR NDODH BREZI ME I NDYR QE KEMI .

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        ervini

                        Këto qënkan shoqet e “gangster”Salianjit.

                        Përgjigjjuni
                        1. $
                          $antiago-@-Chil€

                          Lajmi më i rëndësishëm në Bilisht sigurisht që do dalë në gazetën e Meros....???? Dy pjeshkave ju duhet dhënë një shans që të bëhen të famshme e të arrijnë majat e modelingut . Kĕshtu thong ata,,, Artistĕt .

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Genti

                            Normal kur politikanet jane gangstere edhe gangsteret ordinere marrin dhene. Ketu e keqja eshte kthyer ne shembull dhe e keqja ka ulur koken perpara llumit. Mjere ky vend ku eshte katandisur.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje