
Policia e Tiranës njoftoi se ka marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, një vajzë me iniciale E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë.
Ajo ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.
E reja ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës dhe është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se një grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ore ia keni lene gazeten kalamajve ketu? Çfare eshte ky lajm idiot? Vajza u mbyt apo jo? Eshte gjalle apo jo? Qe kur jepen lajme per njerez qe rrezikojne mbytjen? Ç'Rendesi ka kush e shoqeronte? Mbi te gjitha: kur ndodhi ky rrezik mbytjeje? Sot, dje, para nje viti? Kene ngelur kaq keq per lajme saqe po kruani fundin e kazanit apo po kruani fundin e neuroneve qe ju kane ngelur, perderisa shkruani: "Policia e Tiranës njoftoi se ka marrë njoftim ..." Jeni fare plehra