Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës

23 Gusht 2022, 09:07Kronika TEMA

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në Vaun e Dejës.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Shelqet, rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Alfons Palushani, 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Agron Metushi 51 vjeç, banues në Shkodër.

“Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi Alfons Palushani ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi Agron Metushi ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri”, sqaron policia.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit  dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

1 Komente

  1. Z
    Zoti Semaka

    Mero djali,me beri pershtypje faqja e lajmeve kryesore;kronike e gjalle vrasjesh,krimesh....Mero mos harro,je me i miri.Prej teje presim cilesine e larte,qe vetem klasi jot mundet ta hedhe ne leter(te pakten sot per sot).Beje pak me terheqese tematiken.Nuk kemi cfare tjeter te lexojme.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje