
Mediat greke kanë publikuar dëshminë e 25-vjeçares shqiptare Bianka që goditi me thikë bashkëkombësen e saj 28-vjeçare me emrin Klea, me të cilën dyshonte se e tradhëtonte bashkëshorti.
Protothema shkruan se e reja e ka pranuar se e ka kryer aktin për shkak të xhelozisë por ka mohuar se ka pasur për qëllim ta vriste.
Ajo ka thënë se donte thjesht që ta plagoste Klean. Ajo është shprehur se ajo e kishte gjetur 28 vjeçaren duke u puthur me bashkëshortin e saj në shtrat, në një kohë që ky i fundit i kishte thënë se kishte dalë të peshkonte e se ishte bërë xheloze për të.
25-vjeçarja akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit të armëve.
Unë jetoj në Greqi që nga viti 2004 dhe di të flas dhe të lexoj gjuhën greke. Në vitin 2012 u martova në Shqipëri dhe që atëherë jetoj me bashkëshortin tim në Pylaia. Së bashku kemi dy fëmijë një djalë tetë vjeç dhe një vajzë që sot është katër vjeç. Bashkëshorti im kishte tetë vitet e fundit një lidhje me viktimën dhe këtë e dija sepse shumë herë e gjeja në shtëpinë time së bashku me burrin tim të shtrirë në shtrat.
Nuk i kam parë kurrë të bëjnë seks, përveç puthjeve. Gjatë gjithë këtyre viteve ajo jetoi me burrin tim. Disa herë gjatë tetë viteve të fundit kam folur me viktimën dhe prindërit e saj duke i thënë të ndërpresë marrëdhënien që ka me burrin tim. Gjithashtu disa nga këto herë i thashë dhe asaj që ta ndërpresë këtë marrëdhënie. Në fakt, një herë i pashë dorë për dore dhe për këtë arsye i shkula flokët.
Pavarësisht kësaj, ajo nuk e ndërpreu marrëdhënien që kishte me burrin tim dhe madje i fliste atij keq për mua, gjëra të cilat nuk ishin të vërteta. Ajo i thoshte bashkëshortit tim që po shkoj me burra të tjerë. Kjo ndodhi një muaj më parë kur burri më dëboi nga shtëpia dhe më mbajti dhe fëmijët. Që nga ajo ditë jetoj me nënën time në Kordelio të Selanikut. Këtë muaj ajo ksihte filluar të fliste keq për mua dhe tek të afërmit e mi. Kjo më zemëroi aq shumë sa vendosa ta gjeja dhe ta godisja me thikë për ta frikësuar. Nuk doja ta vrisja.
Prandaj mora një thikë nga shtëpia, mora autobusin dhe shkova në Pylaia në shtëpinë ku ajo jeton dhe e gjeta jashtë shtëpisë. Unë iu afrova dhe i thashë “hajde flasin nga afër" dhe ajo iku duke thënë se nuk dëshiron të flasë. Më pas nxora një thikë që e kisha fshehur në sqetullën time të majtë dhe e godita me thikë tre herë, fillimisht dy herë në bark dhe më pas në shpatullën e majtë. Më vjen keq për veprimin tim sepse doja ta trembja në mënyrë që ajo të ndalonte së foluri keq për mua dhe të kërkonte falje.
Ngjarja ndodhi para një jave. E reja pa të shoqin me vajzën e identifikuar si Klea dhe u bë xheloze. Për rrjedhojë, organizoi një ‘takim’ dhe e goditi me thikë. 28-vjeçarja ka marrë ndihmën mjekësore.
KETO RUGACE KANE NJE MESUESE QE EDHTE E TILLE.vjola Dokon qe *Eton ne Durres dhe bruksel.Gjithe jeten kesjtu eshte marre me prostitucion.M[s e finished kete mesazhm
Po qysh ke duruar moj lumadhe tete vjet , pse nuk e le mutin te rinte me shurren po do hash burgun per plerat.
Histori e bukur po me burrin qe kishte konfliktin direkt çfare beri ?Apo i futi thiken asaj femres qe mos te shkonte me burrin e saj!
Pse moje zonje nuke je ndare nga ai Talibane,Turke se pse ai tip njeriu nuke i duhet gjë as djallit. E kuptoje po të jesh në Shqiprie, se pse po jetove në Shqiprie ështe shume e veshtire se nuke Ka Shtet as drejtesise por këta që jetone jasht në Perëndim dhe durone pa drejtesise të tilla nuke i kuptoje sinqerisht.
FLISNI ME MEND CLIDHJE KA TALEBAN TURK SHKRUANI SI DUHET JO IDJOTLLIQE .