Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se në uzinën e Gramshit kryhen vetëm demontime.
Ai tha se nuk duhet të shqetësohemi se çfarë misioni kanë turistët por duhet të mbrohemi nga spekulimet e medias dhe politikës.
"Ka disa nivele klasifikimi të pronave të ushtrisë, baza dhe ish uzinave. Ato që janë të klasifikuara nuk është e lehtë, madje e pamundur të aksesohen. Kemi edhe shumë sajte të tjera që i kanë përkitur dikur industrisë ushtarake që janë të vizitueshme, por për sa kohë janë në administrim të ushtrisë, vizita duhet të bëhet me leje.
Ne nuk kemi iindustri ushtarake. Ato nuk janë aktive. Ka aktivitet sporadik të demontimit të armëve të ndryshme. Do të thotë thjeshtë shkatërrimi. Aktiviteti I tyre ishte vitin e kaluar. E njëjta gjë është edhe për Poliçanin. Aty nuk prodhohen më lëndë plasëse, por asgjësohen lëndë plasëse të ndryshme. Vazhdojnë të ruhen nga personali ushtarak.
Kjo nuk e revalitizon më shumë ngjarjen në Gramsh. Kemi të bëjmë me një grup të huajsh. As nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë pronë me leje, por kanë tentuar të hyjë në të, njëri ka kapërcyer rrethimin dhe ka reaguar dhunshëm. Sado që unë solla një pasqyrë të vërtetë larg ekzagjerimeve të politikë, nga ne po trajtohet me seriozitet.
Kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri. Edhe për shkak se mund të jetë edhe ngjarje s’na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar në Gramsh, por mund të kenë pasur qëllim të devijojnë vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një rajon delikat”, tha Peleshi.
Kujtojmë se dy rusë dhe një ukrainas u ndaluan, pasi tentuan të futen në ish uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Njëri kaloi rrethimin dhe gjatë përleshjes me ushtarët lëndoi dy prej tyre. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat e spiunazhit, ndërsa ata kanë deklaruar se janë turistë.
Une them duhet te shqetsohemi per fotot e tyre. Po sikur te kene fotografuar togjet e plehrave qe si pastron njeri, na nxjerrin bojen
Dje tha se uzina ishte sekrete, sot thotë se nuk ka asnjë sekret........... . Kjo është e vërtetë se atje nuk ka asnjë sekret, veç gërmadha......... . Por ama kjo tregon se sa idjot e injorant është ministri, i cili nuk njeh gjendjen në ushtri.......... . Vetëm kur i thanë ushtarakët...... "pusho se le nam", doli e tha që atje ka vetëm mure të shkatërruar.....
Pyetja e parë është si janë njohur 4 shtetasit rusë