DETAJET/ Trupi i Martinajt zor se gjendet, por zinxhiri i vrasjeve në Shqipëri sapo ka filluar

22 Gusht 2022, 10:28Kronika TEMA

DETAJET/ Trupi i Martinajt zor se gjendet, por zinxhiri i vrasjeve në

Nuk ka dyshim se eliminimi i Ervis Martinajt nga skena e botës së krimit të organizuar në Shqipëri, është një prej ngjarjeve më të bujshme të kronikës, në dekadën e fundit.

AP, më 19 gusht, publikoi detaje mbi të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare, pas zhdukjes së tij dhe denoncimit që familjarët kanë bërë në Polici më 11 gusht.

Trupi i Ervis Martinajt, i copëtuar në gjashtë pjesë, është parë nga një dëshmitar. Por, gjasat që ai të gjehet nga autoritetet, për të faktuar përfundimisht edhe vdekjen e personit, i cili u kthye në mit të krimit në Shqipëri, janë shumë të pakta, për të mos thënë inekzistente.

Për herë të fundit, ai u pa në shoqërinë e një miku të tij. Teksa mendohet se tek bandat rivale, e ka shpënë një person i afërt, i cili e ka tradhëtuar.

Albanian Post sjell detaje të reja tashmë mbi gjithë ngjarjen, ku sipas burimeve konfidenciale pranë redaksisë, përgjegjësit për zhdukjen e Martinajt kanë ardhur posaçërisht për eliminimin e tij nga jashtë kufijve të Shqipërisë.

Madje, sipas burimit, bëhet fjalë për një grup shumë të mirëstërvitur ushtarakisht, mes të cilëve ish-ushtarakë.

Po ashtu, burimi e thekson faktin se trupi i copëtuar i tij është parë nga një dëshmitar. Ajo çfarë do të jetë e vështirë, ka të bëjë me gjetjen e trupit dhe shpalljen zyrtare të vdekjes nga Policia, duke e lënë kështu zhdukjen mister.

Megjithatë, nuk do të ishte hera e parë kur trupi i një personi të lidhur me botën e krimit, nuk gjendet edhe pas vitesh të tëra zhdukjeje.

Një prej rasteve më të njohur të viteve të fundit, është edhe ai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në vitin 2015, madje i regjistruar edhe në video, por trupi i tij kurrë nuk është gjetur dhe vijon të kërkohet edhe pas shtatë vitesh.

Veçse Martinaj është personazh i një kalibri tjetër.

Vetvetiu lind pyetja se si një person, i cili njihej si “mbret” i lojërave të fatit, i shquar për nga shkathtësia, mprehtësia dhe dinakëria e tij, i cili dukej shumë i mbrojtur edhe nga vetë sistemi, është ekzekutuar?

Sinjali, ka ardhur që me fillimin e ekzekutimeve brenda rrethit të tij, të cilat kulmuan me vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku i vdekur mbeti edhe Brilant Martinaj, familjar i afërt i Ervisit.

Sinjal paralajmërues ky, i ardhur drejtpërdrejt nga bandat rivale.

Arsyeja? Martinaj kishte tejkaluar çdo cak të mundshëm. Kështu e pohon burimi: Ishte bërë i pakontrollueshëm.

Vrasjet dhe aktivitetet e tij kishin prishur atë dinamikë mes bandave duke e izoluar Martinaj gjithnjë e më tëpër brenda botës së krimit.

A mbyllet me kaq zinxhiri? Me majën piramidale të bosit të një prej bandave më të fuqishme të vrarë?

Sipas burimit të Albanian Post, loja veçse ka filluar. Ekzekutimi i Martinajt, nuk do të jetë gjë tjetër, veçse fillimi i zinxhirit të larjes së hesapeve brenda qarqeve kriminale në Shqipëri.

Për t’ia arritur banda të ndryshme ishin bashkuar, duke kontraktuar vrasës me pagesë të specializuar në eliminime të dhunshme dhe precize, edhe jashtë kufijve kombëtarë.

Por, me shfarrosjen e Martinajt dhe njerëzve të afërt të tij, në Shqipëri, duke cituar burimin, ka filluar ajo që në Itali e quajnë luftë mafioze: përplasja e përgjakshme mes bandave rivale për të rivendosur hierarkitë dhe ekuilibrat brenda tregut kriminal.

Shqipëria duhet të bëhet gati për gjakderdhje. Një të tillë, Policia, zor se do të ketë fuqi ta kontrollojë…(Albaniapost)

14 Komente

  1. t
    tash i ka ardh radha Prostitutave te Lalzit vallaj

    trekandshi Vilave birmutes salih -mutaj-karja

    1. P
      Pickaxhiu

      E bera gati dyfekun une

      1. 1
        19

        Po mo po artikull idjot e pa njeri trupin por se di ku eshte tani .si e pa ai apo nga pidhi mamit vet te len ata qe e kan ber tashofi ky kari .

        1. P
          Pilo Lala

          Martinaj do kete bere ndonje operacion plastik, dhe ndodhet ne Plave-Guci Malin e Zi, aty nga ka origjinen, fshihet nja 2-3 vjet. Keto parrulla, jane hedhur nga njerezit e familjes, per te mos ta kerkuar me.

          1. F
            Farefisi

            Or Pilo Lala do ta gjejne emrin e vertete ty , e te shohim cfare do thuash ,do arish deri sa tu thuash ju hengerdha mutin ,shume pak kohe do te gjendesh

        2. D
          Duhet filluar me Kermat e Medies

          duhet qe patjeter te ndodhi nji Katarsis me Prostituten Medie ku Flamurin e Antishqiptarise e mabn skuthi FakeAnalisti Gjarper qe ushqehet nga Kadavra e Janullatos -Kryeprostiruta e Temes ymer boza - ky Prostitute .qe halene e tij e ka te gjithe nen funksion te Politikave Degraduese qe diktohen nga Athina ! - Hiqen ne cdo Rast Lajmet qe perbejne tema diskutimi me rendesi per shoqerine Shqiptare .menjiher sapo i komentojme Ne Shqiptaret ,duke i i vene Pikat mbi (i) dhe rrasur mutin ne goje Greqireve qe Diktojne e Censurojne Shqiptaret ktu , me te cilin ky Prostituta e Temesushtron prej Vitesh ne kte Shtet qe duhet ti Shkerdhente Faren Kryeprostitutes se Kazanit dhe zhdukur nga faqja e dheut

          1. S
            Sali Ram Berisha

            Ngadale se po mbytesh o "patriot" kozmopolit shqiptar, ngadale se bere pis dynjane duke share TemA-n. Nga "yryshi" qe ke mare, (s'ke faj, se pagatori jot ashtu te porosit, se ndryshe ta preu kotheren) nuk i jep kohe stomakut te perpunoj ate qe i fut nga goja, por e çon drejte e ne anus.

            1. l
              lexuesi

              I sakte komenti yt.

          2. H
            Himarioti

            Me korbin e zi, Kraja në krye të SPAK dhe mosizolimin e kryekriminelëve të kombit, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kombi është në rrezik.

            1. h
              historia perseritet

              Skenari i filmit te Sergio Leones "Na ishte nje here ne Amerike" kujt i kujtohet...

              1. S
                Sorra Vrimbyth "Bashkepenmpajtese", qe i duket vet

                I paska paguar te gjithe Martinaj, nga qeveria, opozita, policia deri tek shtypi. Tani flasin te gjithe me bindje Absolute per nje fakt te kryer, me nje narrative qe e imponohen cdo dite e me shume si te vertete. Edhe pse pa kadaver, me deshmitare virtuale qe paskan pare trupin ne gjashte pjese per tja rrefyer te gjitheve, qe mafja e paska lene te bej sehir skenen per te bere tellallin. Po te donte te jepte mesazh, sic cdo vrasje e bujshme, askush ne kete vend nuk e ben fshehur, por Hapur dhe dhunshem, mundesisht me kufoma te bera njeqid copash ne syte e gjithe publikut. Por siduket mafja jone eshte emancipuar dhe ka vendosur parental control. Vrasje dhe therje ne thertore, jashte syve te publikut qe trajtohen pastaj publikisht me zyren e shtypit te mafjes. Cfare.mund te presesh nga ky vend qe ne 30 vjet shkerdheu cdo sektor strategjik, industri nafte, depo armesh, baza te fortifikuara me vlere qindra miljarde dollare, shiti territore dhe sovranitet, per te ruajtur me fanatizem sekretin me te madh te gjithe kohrave. Sekretin me jetik dhe strategjik per egzistencen e shtetit dhe kombit shqiptar. Ilir Metà SPIHUN 1200 leksh.

                1. I
                  Ish polici

                  Nuk e kane vra. E ka saju historine Se ka pas frike. Ka pagu njerez me shkrujt e me thone cfare do ai . Do e shifni me vone……E gjithe kjo histori , Eshte Mashtrim i Tij

                  1. L
                    Likja

                    Ju nuk jeni Kazan, ju jeni gra shkerdhyer,,,ju ja qit nonen ktij populli per 30 vjet tu dhon lajme simbas oreksit te partive QE ju paguanin dhe ju pagujn akoma per keto lajme ,,,ju jeni bashkepunotor te krimineleve,,prandaj ubhodhet perpjete se gjoja do ju nderprisnin fjalen e lire kurvdonte te miratohej ligji, jepni lajmeve tilla ne nje vend tjeter,po' ja shkerdhejn deri ne KOCKE gazetarizmin tuj

                    1. S
                      Shtriga

                      Dikujt që i vrasin rrjetin e ngushtë të bashkëpunëtorëve nuk besoj del kaq kollaj në pritë…

                      Lini një Përgjigje