Pas Gramshit, arrestohen dy shtetas të tjerë të huaj, po filmonin në uzinën e fishekëve në Poliçan

21 Gusht 2022, 13:53Kronika TEMA

Pas Gramshit, arrestohen dy shtetas të tjerë të huaj, po filmonin

Pas sulmit në Gramsh, ushtria shqiptare është vënë në alert për sa u përket vëzhgimit të bazave ushtarake.

Kësaj radhe, në uzinën e Poliçanit në Berat, 2 shtetas të huaj janë kapur duke fotografuar këtë uzinë ushtarake të fishekëve. Ata janë shoqëruar në komisariat nga policia. Kombësia e tyre nuk dihet, por mësohet se nuk janë rusë.

Dy shtetasit e huaj po fotografonin tunelet e kësaj uzine dhe u kapën brenda ambienteve.  Ngjarja në Poliçan ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve që kapen shtetas të huaj duke filmuar dhe fotografuar uzinat ushtarake në Shqipëri. Pasditen e së shtunës, 2 rusë dhe 1 ukrainas u arrestuan pasi filmuan uzinën e Gramshit dhe sulmuar dy ushtarakët roje duke i hedhur spraj neuroparalizues.  

 

 

6 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    hahahahahahahaha Turizem qe te arreston policia se po fotografon germadhat. Po keto nu jane pune te policise or mik, por te sherbimeve informative. Mirelaaaaa !

    1. M
      Mos u shqetesoni kot !

      Jane Miqt e Ilir metaj

      1. q
        qe te kuptosh

        O Enver ku je?

        1. p
          pjeter

          Ato zona nuk kane nje vendodhje rastesore,jane ne pika qe mund te mbahen nen kontroll me lehtesi. Eshte shume e veshtire te kalosh si turist e te mos biesh ne sy. Me ben pershtypje fakti qe,sapo ka fillu interesimi i Shqiperise per nje rinderim,edhe se te pjeseshem te industruse ushtarake( sipas ministrit te Min te Mbr),filluan te shtohen turistat ne ato zona qe per turizrm ka pak ose ic fare gjera interesante.Pyetja eshte: ku jemi interesuar per industrine e armeve,municioneve? neper per ato te NATOs besoj!e si ka mundesi qe jane ne dieni te interesimit te shqiperise,e na nderojne me vizita speciale?? Ka vetem dy pergjigje,nga ato ku kemi kerkuar informacion,ose nga brenda nesh ka rrjedhur informacioni.Une besoj se kjo e fundit eshte me afer te vertetes.Nje gje eshte e sigurt,informacioni sekret levizin neper kanale te mire caktuar,e jo dokudo. Gjeja pozitive e gjithe kesaj ndodhije,eshte qe nuk nenvleresojne as gjerat qesharake,te pakten kjo qe po behet publike.

          1. C
            Cudia

            U kapën brenda në tunel...??? Po këta nuk po I mbikëqyrje o Peleshi?

            1. L
              Loku

              Paska ardh Sami Hameni.

              Lini një Përgjigje