“Jemi blogerë”, zbardhet dëshmia e rusëve që sulmuan dy ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh

21 Gusht 2022, 09:11Kronika TEMA

“Jemi blogerë”, zbardhet dëshmia e rusëve që

Zbardhet dëshmia e dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hynin mbrëmjen e djeshme në bazën ushtarake në Gramsh.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas  incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe se kishin faqe blog ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës, territore të braktisura,

Policia e Gramshit informoi se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj dhe se për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

5 Komente

  1. "
    " Bllogere " duket qarte qe jan por edhe Karagjoze

    Nji Bllogere ,s'ka perse te mbaje me vehte te tilla Sprite e cila eshte nji Arme e ftohte (qe paisen vetem femrat ne radhe te pare ,kur jane vetem dhe sulmohen nga ndonnji perdhunues) por jo meshkujt dhe perdorin ato kunder dy Ushcareve ne Bahcese Ushkarake ,qe nga Porta te jep peshtypjen e nji Stalle bagetish aspak nji uzine ushkarake ,sepse nqs do ishte vertet e tille ,Ministria e Mbrojtjes nuk do t'i kishte kursyer Dy Thase Cimento dhe dy Kuti Boje per ti dhene nji Pamje pak Serioze Zones Ushkarake . Sa kujshtojne Dy thase Cimento ne Shqiperi ? Po nji Muratore qe ta rinovoj murin qe duket sikur ka 100 vjet rrenuar qe ta rinovoje e suvatoje murin ? Po ushkaret si i shkuan Bllogerev me duart duke krruajt koqet ,qe u gjenden kaq te papregatitur ,apo jane thjeshte barinj bagetish ne Stanin Ushkarak e jo ushkare ! Po SHISH nga shkerdhehej gjithe kte kohe ,kur qytetareve Gramshiote na i paskan ren ne sy Bllogeret e Armatosur dhe Agresive ,qe i pelqenin te pallohen ne germadha usjkarake ? - Nji Shtet bythqimesh qe nuk eshte i afte te zhduke Gjaprinjte e Lalzit e merret 31-vjet me ca funderina njerezore , eshte mender nji Hale ku do dhjesin te gjithe shkerdhatat e vendit e te huaj ,ne kte Hanin e shkerdhym

    1. B
      Bllogeret Rus nuk rrespektojne Ligjet lol !

      Te jesh Blloger ,paska nji tjeter kuptim ne Rusisht .Te mos njohesh e rrespektoshe Ligjet e rregullat e asnji Shteti dhe perdoresh arme te ftohta per kedo qe te del perpara dhe kerkon ti Rrespektoshe Rregullat e mos t'i injorish ato e hysh ne Objekte ku eshte e ndaluar Hyjra e qytetareve dhe turisteve . Mesiguri qe ne Rusi s'do ta benin dicka te tille "Bllogeret " Terroriste !

      1. H
        Haka Tekizoti

        Po pse, mos do thonë që jemi punonjës të shërbimit sekret rus? Blogerë që mbajnë armë neuroparalizuese. A e kanë blogerët në kanunin e tyre dhunën dhe hyrjen fshehtas dhe me forcë në objekte ushtarake që ruhen me roje. Shumë të trashë e kanë sajuar alibinë e mbulimit të detyrës si spiunë.

        1. v
          vlora.vlora

          ha ha e madhe ,le te themi se jane blogere ,por sprej pse duhet ta kishen ,dhe ta perdornin

          1. K
            Këshilltari Presidentit BEGAJ

            Turist me spray kundra ushtris tonë sikur nuk ka logjik veprimi tyre. Nuk di si mund ta kupton ambasada ruse këtë rast në vëndin e sajë.

            Lini një Përgjigje