DETAJET nga sulmi në Uzinën e Gramshit, dy ushtarakët u sulmuan nga dy burra dhe një grua: Prej ditësh vinin "vërdallë"

20 Gusht 2022, 22:35Kronika TEMA

DETAJET nga sulmi në Uzinën e Gramshit, dy ushtarakët u sulmuan

Të tjera detaje mësohen lidhur me sulmin ndaj dy ushtarakëve shqiptarë në Uzinën e Armëve në Gramsh. Tre të dyshuarit kishin pasaporta ruse, ndërsa një prej tyre ishte grua.

Të huajt kanë përdorur neuroparalizues kur kanë sulmuar dy ushtarakët shqiptarë, dhe ende nuk dihet se çfarë efektesh mund të kenë. 

Për momentin të gjitha institucionet janë përfshirë në hetime, pasi ky është një rast i paprecedentë.

Vërdallë “për foto” prej disa ditësh

Tre shtetasit e dyshuar sipas “News 24” janë parë nga banorët prej disa ditësh duke bërë xhiro pranë uzinës dhe mbrëmjen e sotme kanë tentuar të hyjnë brenda, por janë pikasur nga ushtarët roje.

Ata kanë debatuar dhe më pas sulmuar me lëndë kimike ushtarakët që ruanin godinën.

Vetëm një prej rusëve është kapur dhe neutralizuar nga rojet dhe atij i është zbuluar një pasaportë ruse.

Pas sulmit, drejtues të Antiterrorit kanë mbërritur në vendngjarje. Dyshohet se tre të huajt që mbanin në duar disa harta dhe aparate fotografikë, mund të jenë pjesë e një agjenture dhe ishin në Shqipëri për spiunazh. Në mikroçipe ata kishin foto të Uzinës së Armëve. Por informacionet zyrtare pritet të konfirmohen nga autoritetet.

Ushtarët shqiptarë të cilët janë gjetur në tokë nga kolegët pa ndjenja, ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës. Sipas “Report TV” ata mund të kenë humbur shikimin.

3 Komente

  1. A
    Arian

    Ju hengert mortja që jeni kaq të mbaruar

    1. G
      Gogoli

      Jemi dhe në NATO pa le... Po mirë, po si e neutralizuan atë kur policia vetë ushtarët I gjeti pa ndjenja? Gallata

      1. D
        Dino

        Kapni Fahri Balliun, shterngojeni ate maskara, ai eshte person qe mban kontakte me shume ruse, prej kohesh dhe ben sekserin duke u shitur ruseve shtepija ne Tirane, ne plazhet e Durresit e te Vlores. I biri i Fariut ka mbaruar studimet jashte vendit me parate e ruseve. Te rrije Shteti te fleje gjume. Te haje nje mut te madh Bledi Fejziu i cili na cau trapin tash 30 vjet per te na mbushur mendjen se Enver Hoxha kishte paranoje mbi konspiracionet e vendeve jo dashamirese ndaj Shqiperise. Maskarenjt e maskarenjeve, agjente te zbulimit ushtarak serb dhe te zbulimit sekret ushtarak Rus, qe uzurpuat Shtetin pas 1992-shit shkatrruat cdo gje ne kete vend, ushtrine, uzina, fabrika, vendburimet e naftes e gazit, e late vendin pa mbrojtje dhe urdhero cfar ndodh, te vijne ruset dhe te futen me force ne objekte ushtarake. Flini gjume ju te SPAK-ut, SHISH-it, nuk ju ngacmon njeri. Shqiperine po u a dorezoni grupeve terroriste.

        Lini një Përgjigje