“E dënoj atë që bëri nipi im”, familjarët e autorit të vrasjes së Madrid Ulqinakut: Nuk kemi lidhje me ‘Mandelën’

20 Gusht 2022, 22:40Kronika TEMA

“E dënoj atë që bëri nipi im”, familjarët e

Pak ditë më parë, Elbasani u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 33-vjeçari, Madrid Ulqinaku u vra me pistoletë. Për krimin policia ka arrestuar një person, Eiden Dino, ndërsa shpalli në kërkim autorin Horigito Peqini dhe bashkëpunëtorin e tij, Klaudjan Sallufin.

Horgito Peqini u tha se ishte edhe nipi i Eduart Peqinit i njohur ndryshe si Mandela i Elbasanit, kreut të bandës më famëkeqe të vitit 1997-të, i cili tashmë ndodhet në burg duke vuajtur dënimin e përjetshëm.

Por daja i Horgitos, Gentjani ka mohuar çdo lidhje farefisnore me Mandelën e Elbasanit.

“Personin që bëri atë vrasje nuk është nipi i Mandelës. Unë jam daja i Horgitos. E dënoj atë që bëri nipi im”, ka thënë Gentjani për Abc.

Më tej daja i Hogitos i kërkon drejtësisë që të hetojë deri në fund ngjarjen, pasi duhet sqaruar njëherë e mirë se çfarë e lidhte nipin e tij me një 33-vjeçar.

Gentjani thekson se sa herë ka ardhur në Shqipëri ka takuar shokët e Horgitos, të cilët janë bashkëmoshatarë me të, dhe se nuk e kupton se çfarë mund ta lidhte nipin e tij me një 33-vjeçar.

“Unë e dënoj ashpër veprimin e nipit tim. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së djalit që u vra. Por i bëj thirrje policisë që të hetojë ngjarjen, për të kuptuar se e kujt ishte pistoleta, dhe se cila ishte arsyeja që nipi im shoqërohej me një 33-vjeçar. 

Unë jetoj jashtë, por sa herë kam ardhur në Shqipëri dhe kam takuar shoqërinë e nipit tim, kam parë se ata janë të gjithë bashkëmoshatarë, dhe nuk e kuptoj se çfarë ka dashur nipi im me një 33-vjeçar. Nipi im duhet të dënohet për atë që ka bërë, por policia duhet të hetojë deri në fund ngjarjen”, thekson më tej Gentjani.

Ndërkohë daja i të riut Horgito Peqini, ka folur dhe për dëshminë e bërë nga Eiden Dino në polici, i cili ka thënë se para ngjarjes Horgito dhe Klaudjani kanë pirë drogë.

Sipas Gentjanit nipi i tij nuk pinte as cigare, prandaj kjo ngjarje duhet të hetohet deri në fund nga policia.

3 Komente

  1. A
    Arian

    Punë jevgjish

    1. T
      Trimi i lagjes me zero pare men.

      O daje, ore, ..... ,e njeh mire atë nipin ti? Nipi Ime thotë, nuk pinte as cigare. Demek, duhet të pish cigare nje here, pastaj, po të dhane leje, mund të pish droge. Fushë daja, fushë nipi, fushë ai që beri dajen, i thone kesaj pune. Ky nipi 18 vjeç, ne fakt 18 vjeç ka moshën fizike, sepse moshën mendore, nuk e ka me shumë se 10. Por daja, prapë duket njeri i mire, se nuk po mundohet të justifikoje asgje. "Te denohet nipi, dhe të hetohet deri ne fund ngjarja," - tha daja. Korrekt. Thashe me lart "fushë" nga mllefi qe rinia e sotme jane trapa zalli, dhe të vrasin per nje fjalë goje. Ore, edhe nga Nena the te shaje tjetri, nuk është aresye per vrasje. Si të Shan nga Nena, ti i this "nënën e pertej Nënës". M'shave, t'shava, mbaroi puna. Hajde ikim të shuhet sherri. Por Jo. Trimi i maleve,qe edhe dy rreshta liber nuk i ka lexuar, të vret. I skuqet fytyra si debil, i skuqen dhe ie erren sytë, truri pushon se punuari, dhe mendon vetem me bythe. Te gjerat i merrni me mend vete.

    2. A
      Anisa

      RINI E DROGES GJIRH KOHEN DRU ME ASHASH DHE TRURI PLLOC RINI LESHI INJORANT PA SHKOLL , MENDOJN SE BEHEN LEKET ME TRAPLLIQE NUK E DIN QE IKIN PER LESH BUBI INJORANT.

      Lini një Përgjigje