"Lufta në Ukrainë ka sjellë…", Peleshi: Po mendojmë të rivendosim në funksion uzinat e armëve

21 Gusht 2022, 11:34Kronika TEMA

"Lufta në Ukrainë ka sjellë…", Peleshi: Po

Një ditë pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka thënë se qeveria po mendon për rivendosjen në funksion të uzinave të armëve  në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediet Peleshi ka thënë se pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim, ndërsa thekson se Shqipëria ka bërë shumë mirë që nuk ka shuar përfundimisht industrinë e armëve.

“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë.

Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon ministria e mbrojtjes.

Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes”, tha ai.

2 Komente

  1. I
    I vela

    Po puntoret e kulifikuar ku do to gjesh o.pelesh,apo ne bangladesh

    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Duhet ditur që Rusia është shtet mik, kemi të bëjmë me një veprim të nxituar të tre shtetasve të huaj mbrëmjen e se djeshme.

      Lini një Përgjigje