Ndalimi i çekëve, profesori tregon çfarë rëndësie kishte uzina e Poliçanit për UÇK-në

21 Gusht 2022, 21:31Kronika TEMA

Ndalimi i çekëve, profesori tregon çfarë

Profesori Blerim Latifi, ka treguar për rëndësinë që kishte fabrika e armëve në Poliçan për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Teksa sot u ndaluan katër çekë pasi u kapën duke shkrepur fotografi, Latifi ka shfrytëzuar rastin të flasë për rëndësinë e kësaj uzine, në një kohë kur UÇK-në nuk e furnizonte askush me armë, përpos Shqipërisë.

“Katër shtetas çekë qenkan arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë fabrikës së armëve në Poliçan”, shkruan Latifi.

“Ky lajm më kujton diçka të rëndësishme që lidhet ne historinë ma të re të Kosovës: i gjithë baroti i UÇK- së ka qenë prodhim i kësaj fabrike. Neve nuk na jepte armë askush, përveç Shqipnisë. Pa Poliçanin nuk do të kishte UÇK”, shtoi ai.

4 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Kur luftoi UÇK, kryeministër ishte Majko...... . Ju Dha armë....... . Berisha ju quajti terroristë........ . Berishën ju e doni.... Sepse kur Milosheviç ishte keq për naftë, Berisha e shpëtoi........

    1. k
      kovaç

      A i intereson Albinit dhe Vjoses kjo deklarate profesor?

      1. T
        Tosi

        Të rroje Sali Berisha me sy peshkaqenin që I shkaterroje të gjitha keto fabrika, në Serbi dhe Bullgari akoma i kanë dhe po bëjnë pare, kurse ne i shitëm për skrap…krim i pa llogaritshem.

        1. S
          Shqiperia Etnike

          Pa Enver Hoxhe, nuk do kishte UCK!

          Lini një Përgjigje