U arrestuan nga policia në tunelin e uzinës së Poliçanit, çekët: Po bënim foto, nuk kemi qëllime të këqija

21 Gusht 2022, 14:32Kronika TEMA

U arrestuan nga policia në tunelin e uzinës së Poliçanit,

Mesditën e sotme 4 shtetas nga Çekia të moshës 40-45 vjeç të cilët po filmonin fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan janë arrestuar nga policia. 

Mësohet se dy nga turistët çekë u kanë thënë efektivëve të policisë në momentin e arrestimit se janë turistë dhe se nuk kishin qëllime të këqija.

‘Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq’- thanë ato, bëjnë me dije burimet.

Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre. Dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të armatimeve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkatërruar.

 

2 Komente

  1. S
    Shqip

    Han pa porta!

    1. U
      Umor Isti

      Humben rrugen dhe kujtuan se rruga e duhur kalonte nga tuneli, por dikush ja kishte mbyllur deren tunelit qe ata te shkonin te ndiqnin rruge te gabuar.

      Lini një Përgjigje