Arrestimet në Poliçan, policia jep detaje: Dy gratë u kapën jashtë me aparat fotografik, burrat ishin brenda tuneleve

21 Gusht 2022, 15:38Kronika TEMA

Arrestimet në Poliçan, policia jep detaje: Dy gratë u

Policia e Poliçanit ka reaguar  rreth ngjarjes ne uzinën e armëve në Poliçan.

Sipas policisë  në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake janë konstatuar 2 gratë çeke,  shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe me aparat fotografik. Ndërsa  në brendësi të tuneleve të Uzinës janë gjetur dy shtetas të tjerë çekë.

Poliçan/Informacion paraprak

Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.


Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

 

4 Komente

  1. l
    leon

    A e dini qe rrethimi i uzines eshte qesharak po tabela nkalohet fotografimi a ka, kjo uzine vetem emrin ka te tille se ne te hyn derri e dosa, keshtu jane katandisur repartet ushtarake.

    1. a
      ana

      E para punes, ato jane tunele te braktisuara ku nuk ka asgje ushtarake. Mund te behen edhe atraksione muzeale per turistet idiot.

      1. L
        Lani

        Kujdes me keto ndalime se jo te gjithe jane patjeter spiunë e agjentë.

        1. D
          Detari

          hahah tall trapin ramazoni me kombin mutliman

          Lini një Përgjigje