U arrestuan pas sulmit ndaj dy ushtarëve në Gramsh, çfarë akuzash ka ngritur prokuroria ndaj rusëve dhe ukrainasit

21 Gusht 2022, 16:56Kronika TEMA

U arrestuan pas sulmit ndaj dy ushtarëve në Gramsh, çfarë

Prokuroria e Elbasanit e ka regjistruar për çështjen e rusëve dhe ukrainasit që hynë në uzinën e Gramshit,  tre akuza që lidhen me spiunazh, që janë: Neni 214, sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj me qëllim cenimin e pavarësisë,  neni 237  goditje për shkak të detyrës dhe mbajtje e armëve të ftohta pasi mbajtja e neuropalizuesve profesionale futet tek armët e ftohta.

Të shtunën e 20 gushtit dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan ) në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.


33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas  incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Ata patën përplasje me rojet ushtarake në momentin që  njëri prej tyre tentoi të  futej në godinën ushtarake dhe ta fotografojë.

Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka. Gjendja e tyre shëndetësore u përmirësua pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.


Ndërkohë ka dyshime se tre të huajt mund të jenë agjentë.

Por pretendimi i tyre është se ata janë blogerë, që udhëtojnë nëpër botë dhe fotografojnë baza ushtarake të braktisura.

2 Komente

  1. L
    Loku

    Sami Hameni ne emer te popullit jeni i arestuar.

    1. T
      Taulant

      Blogere? shume mire, rini nja tre apo 4 muaj ne biruce dhe kenaquni duke bere postime interesante nga kaushi!

      Lini një Përgjigje