Spiunët përdornin telegramin për komunikim, detaje nga hetimet për sulmin në Gramsh

22 Gusht 2022, 12:27Kronika TEMA

Spiunët përdornin telegramin për komunikim, detaje nga hetimet

Detaje të reja kanë dalë nga sulmi në Uzinën e Gramshit, që ndodhi dy ditë më parë.

Prokurorët kanë dyshime se 2 shtetasit rusë dhe ai ukrainas janë spiunë dhe kanë përdorur telegramin për komunikim.

Pritet ekzaminimi i aparateve celulare që u janë gjetur 3 të huajve. Deri më tani hetuesit dyshojnë se të huajt janë pjesë e agjencive të huaja sekrete dhe se paraqitja e tyre si turistë eksplorues ishte kamuflim.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

2 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Kjo bazë ushtarake njihet shumë mirë nga Rusia, se në atë kohë, marrdhëniet me hrushovin ishin shumë të mira, që prej atëher nuk ka ndryshime, modifikime, punime, investime në të.

    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      hahahahahahaha Dmth po te perdoresh Telegramin je kandidat per spiun ? hahahahahaha

      Lini një Përgjigje