Vrau bashkëshorten, prangoset ish-polici në Mirditë: Po pastroja pistoletën, u shkrep padashje

22 Gusht 2022, 11:42Kronika TEMA

Vrau bashkëshorten, prangoset ish-polici në Mirditë: Po pastroja

61-vjeçari Paulin Paçuku, i cili një ditë më parë vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij Vitore Paçuku, është arrestuar nga Policia.

Deri në këtë fazë hetimesh, ndaj babait të dy fëmijëve janë ngritur akuzat “vrasje nga pakujdesia” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 61-vjeçari ka qenë duke pastruar armën pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe nga pakujdesia, dhe në një moment arma është shkrepur.  

Plumbi preku ne organet jetësore 54-vjeçaren Vitore Paçuku, dhe pavarësisht ndihmës së parë, ajo nuk mundi të mbijetoje dhe gjeti vdekjen gjate transportit për në spitalin e Mirditës.

Paulin Paçuku ka qenë pjesë e strukturave të policisë Mirditë, për disa vete dhe me pas ishte larguar jashtë vendit, por ishte rikthyer sërish më vendlindje disa vite më vonë.

Çifti bashkëshorteve ishin prindër të dy fëmijëve, por në momentin e ngjarjes asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi në fshatin Jezull të Mirditës.

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Vrave gruan pasi nuk din ta manipulon armën, por mund të kishe vrarë fëmijë apo politikan, ndaj duhet goditur paaftesia.

    Lini një Përgjigje