Dy ditë më parë e quajti "objekt strategjik", Peleshi ndërron mendje: Aty veç llaç e tulla ka, është turistike

22 Gusht 2022, 13:44Kronika TEMA

Dy ditë më parë e quajti "objekt strategjik", Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se në uzinën e Gramshit ka veç llaç e tulla. 

Në një deklaratë për shtyp, Peleshi u shpreh se objektet e ushtrisë tashmë kanë vetëm interes turistik. 

“Kemi qindra prona në gjithë Shqipërinë, pa aktivitet megjithatë ka gjëra që kanë vlera material e duhen ruajtur. Kemi çdo javë informacione për turistë që tentojnë të fotografojnë dhe t’u afrohen objekteve të vjetra.

Në këtë rast kemi dhunë ndaj personelisht, minimalisht. Maksimalisht nuk më lëjohet të aludojë, as ju nuk ju lejohet. Para pak kohësh ne kishim një sulm kibernetikTë gjitha ngjarjet ne i shohim në mënyrë të lidhur.

Nuk na rezulton që këta shtetas të kenë marrë leje. Por le të presim zbardhjen e ngjarjes dhe hetimin e plotë”, tha Peleshi.

Ndërkohë, deklarata e tij bie në kundërshtim me atë të dy ditëve të parë ku uzinën e Gramshit e quajti "objekt strategjik". 

"Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji.
Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!", thoshte dy ditë më parë Niko Peleshi. /TemA

5 Komente

  1. K
    Kajo Karafili

    Ke te drejt, qe ka vec llac e tulla! Objekt strategjik ka qen ne kohen e xhaxhit. Po nuk kuptoj pse ruajn llacin dhe tullat me ushtar.

    1. C
      Cudia

      Qe te mos vidhet llaçi dhe tulla...????????

    2. Z
      ZEQIR llalla

      Po ku di gje ky qyqari cfar ka aty, ky ate dite e ka marr vesh qe ka nje uzine. Kte e fut Rama sa here qe i duhet ajo qe ka ne shpi. Ky eshte merhum komplet.

      1. p
        pjeter

        Ambasada Ruse ne Tirane jane absolutish ne dieni se kush levis per llogari,dhe interes te tyre ne territorin e Shqiperise.Po te ishin thjesht turista qe nuk kane lidhje,do kishin reaguar menjehere,behet fjale per akuza spiunazhi,te pakten deri die ky ishte drejtimi i linjes se akuzave!!!. Ne mos gaboj informohen me njehere nga autoritetet ,perfaqesite e huaja kur ndalohet nje shtetas i tyre,asnje reagim!! ic fare deri tani?? !!,apo po presin se deri ku,e c'fare informacione do arrijne te nxjerrin nga te ndaluarit??

        1. K
          Këshilltari Presidentit BEGAJ

          Vizita tyre për së dyti herë flet për një shpërthim të mundshëm në vijim.

          Lini një Përgjigje