Ngjarja në Gramsh, Peleshi: Politika e ka ekzagjeruar, jetojmë në rajon delikat

22 Gusht 2022, 13:49Kronika TEMA

Ngjarja në Gramsh, Peleshi: Politika e ka ekzagjeruar, jetojmë në

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se po e trajtojnë me seriozitet ngjarjen e Gramshit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Peleshi ntha se Shqipëria ndodhet në një rajon delikat, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që ngjarja mund të ketë qenë për të tërhequr vëmendjen nga ndonjë skenar tjetër.


“Ngjarjet e fundit nuk janë të zakonshme. Të gjitha institucionet kanë vepruar në kohë dhe siç duhet. Dua t’ju konfirmoj se jemi të përgjegjshëm dhe seriozë në trajtimin e ngjarjes së Gramshit.

Ka disa nivele klasifikimi të pronave të ushtrisë, baza dhe ish uzinave. Ato që janë të klasifikuara nuk është e lehtë, madje e pamundur të aksesohen. Kemi edhe shumë sajte të tjera që i kanë përkitur dikur industrisë ushtarake që janë të vizitueshme, por për sa kohë janë në administrim të ushtrisë, vizita duhet të bëhet me leje.

Ne nuk kemi st industry ushtarake. Ato nuk janë aktive. Ka aktivitet sporadik të demontimit të armëve të ndryshme. Do të thotë thjeshtë shkatërrimi. Aktiviteti I tyre ishte vitin e kaluar. E njëjta gjë është edhe për Policanin. Aty nuk prodhohen më lëndë plasëse, por asgjëësohen lëndë plasëse të ndryshme.Vazhdojnë të ruhen nga personali ushtarak.


Kjo nuk e revalitizon më shumë ngjarjen në Gramsh. Kemi të bëjmë me një grup të huajsh. As nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë pronë me leje, por kanë tentuar të hyjë në të, njëri ka kapërcyer rrethimin dhe ka reaguar dhunshëm. Sado që unë solla një pasqyrë të vërtetë larg ekzagjerimeve të politikë, nga ne po trajtohet me seriozitet.

Kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri. Edhe për shkak se mund të jetë edhe ngjarje s’na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar në Gramsh, por mund të kenë pasur qëllim të devijojnë vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një rajon delikat”, tha Peleshi. 

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Rusia dhe Ukraina kur nuk mendohej se do godisnin njëra tjetrën, ndërsa tani të gjitha dijenit e tyre i vënë në jetë për interesa atdhetare. Nuk duam t'ju japim këtë mundësi lloj lloj spermatozoidëve amator.

    Lini një Përgjigje