Misteri i hyrjes në Shqipëri të njësisë famëkeqe 29115 të GRU-së ruse

22 Gusht 2022, 18:10Kronika TEMA

Misteri i hyrjes në Shqipëri të njësisë famëkeqe

Nga Ylli Pata

Siç dhe pritej, ngjarja me tre rusët në bazën ushtarake të Gramshit, do të pasurohej e mbulohej orë pas ore me nuanca misteri e thrilleri, ca me bazë e ca pjellë e fantazisë.

Jemi në pikën kulmore të një histori alla Jessica Fletcher, personazhi tashmë mitik i novelave thriller të romancieres angleze me të njëjtin emër.

Ndërsa reporterët e kronikës së zëzë po japin “të dhëna” nga SHISH-I, a thua se kemi të bëjmë me një zyrë që jep informacion, e jo grumbullon info të klasifikuara dhe i analizon për të zbuluar veprimtari problematike ndaj shtetit shqiptar.

Megjithatë, pritet që së bashku me të dhënat racionale mbi këtë ngjarje “tërheqëse” për talentet e historive noir, fantazia të kapë edhe nivele mitomane, siç ndodh shpesh këtu tek ne, ku teoritë e konspiracionit gjejnë terren më pjellor dhe racionaliteti e logjika.

Në këtë puzzle zhvillimesh prej dy ditësh nga incidenti i Gramshit, po bien në sy disa pohime që flasin se kemi të bëjmë me një mundësi që Shqipëria të jetë vizituar nga pjesëtarë të njësisë speciale të shërbimi sekret ushtarak GRU, famëkeqja 29115.

Profesori i njohur i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës dhe në atë të Policisë, Ervin Karamuço, shkruante sot, se ekziston një mundësi që njësia 29115 e GRU të futet në veprim për të liruar tre rusët e arrestuar e veçanërisht “Lanën”-alias Svetlana Timofeeva, që konsiderohet një asset i rëndësishëm.

Karamuço, i cili është një studiues i njohur i përplasjes së intelegjencës së vendeve të NATO-s me ato të Rusisë dhe vendeve të tjera kudnërshtare, e konsideron “Lana Sator” si një asset i çmuar i spinazhit rus, dhe në fillim të këtij viti, ajo dhe dy bashkëpunëtorë të saj u përfshin në një incident të ngjashëm në Egjipt. Por me ndërhyrjen e ministrisë së Jashtme ruse, personi i arrestuar i dyshuar për spiun u lirua.

Ndërkaq, Karamuço, thekson se vizita me urgjencë e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, në Gramsh, kishte si objekt përforcimin e masave të sigurisë në vendin ku mbahen tre rusët, pasi mund të ketë një përpjekje për t’i liruar nga njësia 29115 e Gru.

Reagimi i ambasadës ruse, i pari pas incidentit, kërkon të bëjë me dije se ata nuk dijnë ende se ku mbahen në paraburgim shtetasit rusë. Në deklaratë, ambasada nënvizon se “i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar”.

Ky reagim shumë i koduar i Ambasadës ruse, tregon se gjendja është realisht e komplikuar që fsheh mjaft gjëra e shtron pikëpyetje.

Por vetë përmendja e njësisë famëkeqe 29115, shton të dridhurat, pasi kemi të bëjmë me një “legjendë” bashkohore të historisë horror të spiunazhit rus.

Po kush është njësia special 29115 e GRU-së?

E njohur kryesisht për disa atentate dhe incidente të rrezikshme, ai më i famshmi është aksioni për vrasjen e agjentit rus Serbej Skripal në vitin2018-n në Salisbury të Britanisë së Madhe, së bashku me të bijën e tij Yulia. Skripal u helmua me kontakt prekjeje nga një preparat i rrezikshëm që bën pjesë në armët kimike të shkatërrimit në masë.

Njësia speciale 29115 , konsiderohet se është ngritur në fshehtësi që nga viti 2008, megjithëse ekzistenca e saj u bë e njohur publikisht vetëm në vitin 2019.

Njësia komandohet nga gjeneralmajor Andrei Vladimirovich Averyanov dhe përbëhet nga veteran prej luftërave ruse në Afganistan, Çeçeni dhe Ukrainë.

Rupi që mori pjesë në atentatin ndaj Skripal, u kamuflua si instruktorë të fitness-it, të cilët do të jepnin mësime speciale në Britaninë e Madhe.

Njësia 29155 thuhet se ka marrë pjesë në akte sabotazhi dhe destabilizuese në Çeki, Lituani, tentativën për grusht shteti në vitin 2016 në Mal të Zi etj.

Studiuesit perëndimorë të veprimeve të njësisë 29155, thonë se ata lënë shumë prova dhe janë të zhurmshëm në veprimet e tyre.

Disa aksione u desh të ndërpriteshin pa sukses, si p.sh. tentativa për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016, e cila u organizua përpara se vendi të anëtarësohej në NATO. Në disa raste janë lënë pas mjaft prova për të mundësuar identifikimin e autorëve. Ekspertët e sigurisë kanë ngritur tezën se kjo metodë ishte zgjedhur qëllimisht për të sinjalizuar të gjithë kundërshtarët e regjimit rus se ata nuk ishin askund të sigurt.

Eerik-Niiles Kross, një ish-shefi i inteligjencës në Estoni, thotë se ky lloj operacioni i inteligjencës është bërë pjesë e luftës psikologjike.

Njësia 29155 akuzohet për tentativën për vrasjen e tregtarit bullgar të armëve Emilian Gebrev në prill 2015 apo edhe shpërthimit dy herë të depove të municioneve në një fshat të Çekisë, municione të cilat ishin destinuar për ushtrinë e Ukrainës.

Andrej Babish, kryeministri i Republikës Çeke, akuzoi në mënyrë direkte më 17 prill 2021 se Njësia 29155 qëndronte pas shpërthimeve të vitit 2014 në magazinat e municioneve Vrbetice. Policia çeke akuzon dy të dyshuar: Alexander Mishkin (aka Alexander Petrov) dhe Anatoliy Chepiga (aka Ruslan Boshirov), të njëjtit persona që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Sergej Skripal.

A mund të kenë qenë, apo mund të hyjnë edhe në Shqipëri kjo njësi famëkeqe? Në vitin 2016, në tentativën e puçit ndaj Milo Gjukanoviçit, armët kjo njësi i gjeti në Shqipëri, përkatësisht në zonën e Shkodrës, ku dhe u blenë dhe u trafikuan në Podgoricë. Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes Niko peleshi, bëri të ditur sot, se ka gjasa që incidenti i Gramshit, të jetë mbulesë për një ngjarje tjetër edhe më të madhe…

TemA

17 Komente

  1. s
    studiuesi

    Hahaha Ervin Karamuca studies I famshem kam qesh me lot

    1. M
      Mal Cori

      Po c,a Ervin Karakurva, e degjoni cfare thote ekspertja e krimeve ne Shqiperi Klodiana Lala ?............. .... .................... . Klodi dinte gjithcka mbi aktivitetin e tre ruseve. Ku kane lindur, cfare shkolle kane bere, ne cilet vende kane spiunuat, cfare kane bere ne Shqiperi, ku kane fjetur, cfare kane fotografuar, me ke jane takuar, cfare ka brenda mureve dhe depove te fabrikave ushtarake, cfare kane thene para prokurorit, cfare u gjet ne aparatet e tyre fotografike................. . Mos u merrni me thashetheme por merni lajmin e sigurte nga Klodi.....

      1. Q
        Qyte Tari

        O mal kacori, burri i klodi turi opinges je, qe I ben reklame asaj qe eshte si kunj qe kruan dhembet?

        1. a
          albi

          ti po qe e kuptoke ironine o shok....

    2. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Rrezikshmëri për vëndin tonë janë muxhajdinët Iranian, afganët, Sirianët, marokent, afrikanët dhe Arab të ndryshëm, aspak Rusia që deri dje kishim ushtri të përbashkët.

      1. T
        Tana

        Ruset e Putinit do t'ia bejen rrafsh me token vilen - bunket te Rames ne Surrel...

        1. d
          demokrati

          Ju te dy mos jeni valle albanologet ruse me baze ne Nish?Tanjocka, Slava ????????

      2. B
        Bobi

        Ca jan keto pordhe me spiuna. Ne kete momente ajo uzine eshte nje gerrmalle, thua sikur po prodhohe f36 atije dhe do mirnin sekretet ruset.

        1. S
          Shqiptari

          Cuditerisht keta specialistet per punet e Rusise jane ne krahun e Sales dhe te Likes.

          1. T
            Taulant

            syrit vigjilent te popullit nuk i shpeton asgje. Por fatkeqesisht nuk kemi tash 30 vjet asnje fabrike apo uzine ushtarake. Edhe armatime nuk kemi mo neper depo. Biles me mire, se po te ishin vetem sher do te kishte kush ti shiste i pari. Ah femna me bikini e botokse qe edhe vetquhet kengetare kemi me shumice.

            1. R
              RROÇKOPANI

              Shoh një protagonizëm të panevojshem....sa per spiuna ,ruset kanë shqiptare aty ....sa te duash!! Në gjitha qeverite shqiptare...sa per këto objekte që na tregoni,nuk janë gjë tjeter,por SHURTORE!!

              1. W
                WTF was that?

                Lironi more turistet se late nam ,u betr si koreja e veriut .

                1. T
                  Titi

                  r Tradhetare te ndyre

                  1. W
                    WTF was that?

                    A nuk ju duket ironike qe nje qeveri e cila hapi per turistet vendstrehimin e qeverise ne rast lufte merakoset per ruajtjen e sekretit ushtarak ne uzine te armotizuar ne gramsh?!!me vjen cudi qe Poplli po i ha keto perralla me spiune .

                    1. d
                      demokrati

                      kadete femra nen petkun e “operatoreve turistike” kane bere rikonjicion te drejtimeve strategjike, bile bosja ruse nuk e fshihte gezimin per lehtesine me te cilen punohej ne Shqiperi, u be si han derrash ku albanologet rus kishin liri me te madhe se ne Moska.Nuk e dime cfare mendimi ka Goxhaj, kane hyre apo jo kriminelet rus ne Tiranë?

                      1. s
                        shqiptar tirone

                        "Jemi në pikën kulmore të një histori alla Jessica Fletcher, personazhi tashmë mitik i novelave thriller të romancieres angleze me të njëjtin emër". Nuk kuptoj pse shkruani budallalleqe! Nuk e di ku e ke gjetur kete shkrimtare angleze, qe nuk ka ekzistuar kurre. Jessica Fletcher eshte personazh i njohur i serive thriller, porse keto jane shkruajtur nga autore amerikane. Dhe Fletcher eshte luajtur nga aktorja Angela Lansbury. Po te shohesh ne WIKIPEDIA do te gjesh: Murder, She Wrote eshte nje serie televizive policiere amerikane, e krijuar nga Peter S. Fischer , Richard Levinson e William Link , me Angela Lansbury , dhe e prodhuar e shperndare nga Universal Television per rrjetin CBS .

                        Lini një Përgjigje