Çuçi për rastet në Gramsh e Poliçan: Nga turizmi aventuresk te spiunazhi, hetimi do të bëhet i plotë

22 Gusht 2022, 14:02Kronika TEMA

Çuçi për rastet në Gramsh e Poliçan: Nga turizmi

Ministri i Brendshëm Bledi Cuçi dhe ai i Mbrojtjes Niko Peleshi po mbajnë një konferencë për mediet në lidhje me dy incidentet në uzina e armëve në Gramsh dhe Poliçan ku u arrestuan, 2 rusë, një ukrainas dhe katër çekë.

Çuçi tha se pavarësisht se uzina e Gramshit është e deklasifikuar, nuk ka asnjë objekt për sekret shtetëror, sjellja dhe dhuna e të huajve ka bërë që prokuroria e Elbasanit të nis një hetim ndaj dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hyjnë në uzinë.

“Për rastin e Gramshit ka një hetim që ka nisur dhe ka një procedim dhe akzuë nga Prokuroria e rrethit Elbasan. E kemi marrë me seriozitet dhe po hetojmë ngjarjen. Pavarësisht deklasifikimit të uzinave, prapë nga rrethanat se si kanë tentuar të hyjnë dhe pajisjet që kishin me vete dhe agresionit ndaj rojeve, ka bërë që këta persona janë marrë nën hetim.

Kemi qenë të qartë për të bërë ndarjen e tentativës për të dhënë informacione për shërbimet e huaja me turizmin aventuresk. E kemi në kontroll çdo gjë. Po hetojmë të gjitha faktet dhe rrethanat. Patjetër ka shumë turistë që fotografojnë objekte të tilla. Do hetojmë deri në fund. Nuk ka vend për spekulime. Pavarësisht se objekti është deklasifikuar nuk përben asgjë për sekret shtetëror po hetohet sjellja e tyre” tha Bledi Çuçi.

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Le t'ja lëmë drejtësis ruse të vendos për ta. Ne nuk jemi kompetent të kuptojm si duhet veprimtarin e tyre aventurore.

    Lini një Përgjigje