"Ndaloni rusët", Çuçi flet për kërkesën e Zelenskyt: S’mund t’u vendosim agjentë nga pas të gjithë turistëve, t'i lemë të lirë

22 Gusht 2022, 14:25Kronika TEMA

"Ndaloni rusët", Çuçi flet për

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u pyet për kërkesën e presidentit ukrainas Zelensky për të ndaluar hyrjen e shtetasve rusë në vend.

Ai tha se një vend i lirë nuk mund t’u vendosë agjentë çdo turisti që futet në vend.

“Ka një kategori turistësh që gjejnë uzina të vjetra dhe i kanë si koleksion fotosh dhe kjo nuk bën vepër penale. Të gjitha objektet e fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentit që shkel një nene të kodit penal të Shqipërisë do të fillojë edhe procedimi. Siç ju thashë ai ka bërë agresion ,. Ne duhet të presim hetimit për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. Kur je vend i lirë dhe ke një regjim vizash për turistët sigurisht do t’i lësh turistët të lirë, në momentin ë kryejnë një vepër penale atëherë do të trajtohen si të tillë. Besoj këtu nuk ka vend për të thënë se do t’i vendosi nga një agjent çdo turisti që vjen në vend. Institucionet kanë reaguar në kohë dhe do të jetë gjithmonë kështu. Nuk besoj që është me vend që çdo turisti që i kemi thënë të vizitojë Shqipërinë i lirë t’i vendosim nga një agjent nga pas.”, tha ministri Çuçi.

5 Komente

  1. C
    Cudia

    Zelensky nuk thotë tu vësh agjentë nga prapa turistëve o copë njeriu....Ai thotë tu mbyllen dyert shtetasve rus. Kjo është logjike.Rusët të rrinë në kotecin e tyre për sa kohë qe mbështesin Putin për luftën në Ukrahinë.

    1. A
      Adi

      Ju paskan ardh ment! Se lane kokrren e namit me Fijet qe Keputen II.

      1. U
        USA

        Po kür Anglia dhe Gjermania thot Nuk pranojme refugjat ose turist nga Shqiperia , si i behet?

        1. L
          L

          Po pse duhen ndaluar ruset? Pse njerezit e thjeshte Jane fajtor? Po sikur te na mbyllin dhe ne ,e te na quajne te gjitheve drogaxhinj,hajdut e vrases? Ather.... Leni keto ,se s esht zelenski kryeminister e te na thot se cte bejm. Pastaj I plasi rrocka ruseve se Nuk erdhen ne shqiperi,ata shkojn kudo ne Emirates,turqi e greqi,kshu qe ju thoni harxhoni parate atje e Jo me shqiperi. Mo's e perzieni turizmin me.politike apo dhe sportet. Europa le te haje mut e te bej cte doj, dimri I erret I pret. Do amerika fuqi pa.mase,e ne duhet te behemi like e saj,thjesht te na hedhin sipas interest. Sna duhet as rus e as amerikan e as europian,nje.mut jane

          1. K
            Këshilltari Presidentit BEGAJ

            Rusia dhe Ukraina po bëhen si Sërbia dhe Presevo, ndaj shpresojm dhe presim të bëhet botërisht e ditur fundi konfliktit dhe pashaporta e përbashkët ruse Ukrainase.

            Lini një Përgjigje