U kapën në uzinën e Gramshit, rusëve u gjenden fishekë në makinën luksoze dhe një grup i dyshimtë në Telegram

22 Gusht 2022, 16:30Kronika TEMA

U kapën në uzinën e Gramshit, rusëve u gjenden fishekë

Dy rusët dhe ukrainasi që u vunë në pranga pas sulmit të rojeve në Uzinën ushtarake të Gramshit hynë në Shqipëri me një automjet tip ‘Chevrolet Camaro’ brenda të cilit kishte dy fishek model 5.56mm. 

Sipas Report Tv  nuk dihet ende origjina e fishekëve, pasi nuk i përkasin vendit tonë apo magazinave ushtarake.

33-vjeçarja Svetlana Timofeeva kishte ardhur me avion nga Rinasi, ndërsa Mikhail Zorin, 23-vjeç erdhi nga Kroacia dhe 25-vjecari ukrainas Fiodor Mihailoviç erdhi nga Mali i Zi.

Detaji që ka shtuar dyshimet për rusët është se të tre edhe pse si të panjohur kanë kryer komunikime të shpeshta në aplikacionin Telegram dhe në Instagram.

Ata kane edhe një grup në të cilin flasin dhe janë gjetur komunikime të cilat dyshohet se japin informacione, cka zbulojnë se marrin edhe direktiva nga eprorët e tyre.

Sipas verifikime dhe grupit hetimor, grupi që kanë në Telegram përkthehet në shqip "turizmi urban".

 

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Nuk ka asgjë ne lidhje me spiunim një vizitë surpris e tyre në një pikë ushtarake të boshatisur është një reklam për Ministrit e mbrojtjes të shteteve që janë të interesuar ti japin gjallëri. Ne jemi transparent me Kinën, Rusin, Amerikën, Francën dhe Anglin., ndaj shërbimet sekrete të këtyre shteteve të kenë bindjen se nuk ju vjen asgjë e keqe nga ne dhe Kosovo.

    Lini një Përgjigje